COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ndërmarrje Publike Posta e Kosovës Shefqet Avdija zv. Kryeshef zv.kryeshef 1899-12-30 PDK Anëtar i degës PDK-së në Gjakovë Prej 1899 Deri 2014 Gjakovë
Ministri MD Shemsi Hajrizi zv.Drejtor zv.Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës 2008-11-20 LDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë në vitin 2007. Zv. kryetar i Komunës së Vushtrrisë Prej 2008 Deri 2014 Vushtrri
Ndërmarrje Publike Ibër Lepenc Sheremet Smakolli Zyrtar Zyrtar kryesor financiar 2010-01-29 LDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë në vitin 2009 Prej 2010 Deri 2014 Vushtrri
Ministri MTI Sherif Sherifi Drejtor Drejtor I Administratës. Nga data 24.07.2013, është në pozitën si udhëheqës i Sektorit të Mbikëqyrjes Inspektuese në Ferizaj dhe rrethinë në Inspektoratin e Tregut në MTI 2010-03-31 LDK Këshilltar komunal në Komunën Vitisë në periudhën 2007-2013. Nenkryetar i degës së LDK-së në këtë komunë Prej 2010 Deri 2014 Viti
Ministri MAPL Shkelqim Jakupi Drejtor Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave 2017-02-14 LDK Ka qenë kandidat për Këshilltar Komunal në vitin 2009 nga radhët e LDK-së. Ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Kaçanikut nga radhët e LDK-së Prej 2017 Deri Kaçanik
Ndërmarrje Publike Kompania R. e Ujesjellesit Hidrodrini Shkelzen Hyseni Kryetar i bordit Kryetar i bordit 2008-12-24 LDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Pejës në vitin 2009 Prej 2008 Deri 2014 Pejë
Ministri MKRS Shkëmb Manaj Drejtor Drejtor 2009-02-10 LDK Aktivist i LDK-së. Ka marrë pjesë në fushatë dhe në mbledhje të forumit rinor. Djali i Shaban Manajt, veprimtar i hershëm i LDK-së që është vrarë pas lufte Prej 2009 Deri 2014 Istog
Ndërmarrje Publike Kompania e Ujitjes Drini I Bardhe Shkodran Gaxherri Drejtor Drejtor i bordit 2010-01-14 LDK Këshilltar komunal në Komunën e Junikut në vitin 2010 Prej 2010 Deri 2014 Junik
Ndërmarrje Publike NP Trainkos SHA Shkumbin Hyseni Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2011-07-20 PDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Pejës në vitin 2007 Prej 2011 Deri 2014 Pejë
Ministri MPJ Shpend Kallaba Ambasador Ambasador i Kosoves në Bullgari 2012-04-16 AKR Kandidat për deputet nga AKR në vitin 2007. Anëtar i kryesisë së AKR-së. Në vitin 2010 u emërua Këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i Presidentit Pacolli Prej 2012 Deri 2014 Kamenicë

Hulumtime

Kopjo
Preview