COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Institucione të Pavarura Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ruzhdi Jashari Mbikqyrës Mbikqyrës 2011-06-23 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Shtimës në periudhën 2007 - 2009 Prej 2011 Deri 2014 Shtime
Ndërmarrje Publike Kompania R. e Ujesjellesit Hidrodrini Ruzhdi Këpuska Kryetar i bordit Kryetar i Bordit 2009-01-01 LDK Këshilltar komunal në Komunën e Gjakovës në vitin 2007 Prej 2009 Deri 2011 Gjakovë
Institucione të Pavarura Fondi I Kursimeve Pensionale Ruzhdi Morina Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2009-04-30 PDK Ka qenë kryetar i Forumit Rinor të PDK-së dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së Prej 2009 Deri 2014 Klinë
Ministri MASHT Sabiha Shala Zv.Kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejës Zv.Kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejës 2015-10-03 PDK Ka qenë kandidate për deputete nga radhët e PDK-së në vitin 2007 dhe anëtare e kryesisë së forumit të gruas në degën e PDK-së në Pejë. Prej 2015 Deri 2016 Pejë
Ministri MPJ Sabri Kiçmari Ambasador Ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi 2009-09-07 PDK Kandidat për deputet nga PDK në vitin 2007. Ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së Prej 2009 Deri 2014 Podujevë
Ministri MASHT Sadik Haxhiu Prorektor U.d prorektor në Universitetin Publik të Gjilanit. Me 29.03. 2016 është zgjedhur anëtar i këshillit drejtues të Universitetit të Gjilanit. 2015-03-16 PDK Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e vitit 2014. Kryetar i degës së PDK-së në viti. Prej 17 korrikut 1999 deri me 31 janar 2000 ishte zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Prej 2015 Deri 2015 Viti
Ministri MASHT Sadik Idrizi Prorektor Prorektor në universitetin e Prizrenit 2014-11-12 VAKAT Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate (17.11.2001 - 23.11.2004) dhe 13.12.2007 - 03.11.2010). Ka qenë Ministër i Shëndetësisë Prej 2014 Deri 2016 Prizren
Ndërmarrje Publike NP Trainkos SHA Sadik Kryeziu Kryesues i Bordit Kryesues i bordit 2015-09-16 LDK Anëtar I kryesisë së LDK dega në Malishevë Prej 2015 Deri 2016
Ndërmarrje Publike NP Eko-Rexhioni Sadik Paçarizi Kryetar i bordit Kryesues i bordit 2008-06-01 PDK Drejtor i urbanizmit në Komunën e Prizrenit Prej 2008 Deri 2013 Prizren
Institucione të Pavarura Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik Safet Hoxha Kryetar i bordit Kryetar i Bordit 2010-07-08 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Suharekës në vitin 2010 Prej 2010 Deri 2014 Suharekë

Hulumtime

Kopjo
Preview