COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ministri/Up MASHT Safet Merovci Ish-Prodekan Ka qenë prodekan në Fakultetin Ekonomik - UP 2011-12-01 PDK Ish-Këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi (2002-2004). Ish-anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Zv. Minister i Financave në qeverinë e përkohshme 1999-2000 Prej 2011 Deri 2012 Prishtinë
Ministri MF Sakip Imeri Drejtor Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK 2005-06-13 LDK Ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Shterpcë. Këshilltar komunal në Komunën e Shterpcës në vitin 2002 dhe 2005 Prej 2005 Deri 2014 Shtërpcë
Ministri MKRS Salih Morina Ish-Sekretar Ish-sekretar i përgjithshëm në MKRS - 2008-2011 2008-05-09 LDK Kandidat për kryetar të Malishevës, kandidat për deputet. Ka fituar në zgjedhjet e vitit 2014 Prej 2008 Deri 2010 Malishevë
Institucionet e Pavarura Autoriteti i Aviacionit Civil Samet Dalipi Kryesues i Bordit Kryesues i bordit 1899-12-30 LDK Zyrtar i lartë në LDK, ish-kryetar komune në Viti 2002-2007 Prej 1899 Deri 2016
Ndërmarrje Publike Kompania R. e Ujesjellesit Hidrodrini Samet idrizi Zyrtar Zyrtar i prokurimit 2005-01-13 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Vitisë Prej 2005 Deri 2013 Viti
Ministri MKRS Samir Hoxha Drejtor Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren 2014-05-06 PDK Ka qenë kandidat i PDK-së për këshilltar komunal në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009. Anëtar i degës së PDK-së në Prizren. Prej 2014 Deri 2016
Ministri MSH Sejdë Tolaj Drejtor Drejtor i Administratës dhe Financave - Agjensioni i Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale 2011-07-06 LDD Kandidat për deputet nga LDD. Sekretar i kesaj partie. I është bashkangjitur AAK-së në mars të vitit 2013 dhe ka qenë kandidat për deputet nga kjo parti në vitin 2014 Prej 2011 Deri 2014 Deçan
Institucione të Pavarura Banka Qëndrore Sejdi Rexhepi Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2008-06-13 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës, në periudhën 2007-2009 Prej 2008 Deri 2012 Prishtinë
Ndërmarrje Publike KUR Prishtina Selatin Retkoceri Zyrtar Zyrtar Kryesor Financiar 2011-10-10 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Lipjan në vitin 2007 Prej 2011 Deri 2014 Lipjan
Institucionet e Pavarura Gjykata Kushtetuese Selvete Gërxhaliu Gjyqtare Gjyqtare 2015-12-30 LDK Kandidate e LDK-së për deputete të Kosovës me 2014 Prej 2015 Deri 2016

Hulumtime

Kopjo
Preview