
Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.
Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.
Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.
Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.
Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.
Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.
Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.
Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.
Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.
| Kategoria | Institucioni | Emri dhe mbiemri | Pozita | Përshkrimi i pozitës | Data e emërimit | Partia | Lidhja me partinë | Perioda e punës | Komuna |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Ministri | MSH | Selvete Shurdhani | zv.Drejtor | Z.v Drejtore e spitalit rajonal të Gjilanit | 2012-08-04 | PD | Kryetare e degës se PD-së në Gjilan | Prej 2012 Deri 2014 | Gjilan |
| Ministri | MASHT | Selvije Halimi | Anëtare e bordit në Universitetin e Prizrenit | Anëtare e bordit në Universitetin e Prizrenit | 2011-03-09 | PDK | Këshilltare politike në Ministrinë e Arsimit | Prej 2011 Deri 2015 | |
| Ndërmarrje Publike | Ndermarrja Publike Banesore, Prishtine | Sevdie Alshiqi | Anëtar i bordit | Anëtar i bordit | 2012-10-17 | LDK | Kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2010 | Prej 2012 Deri 2014 | Prishtinë |
| Kryeministri | ZKM | Shaban Gollopeni | U.d Drejtor | U.D drejtor i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë | 2012-07-10 | PDK | Këshilltar komunal në Komunën e Suharekës gjatë periudhës 2010-2013, kandidat për deputet nga NISMA në vitin 2014 | Prej 2012 Deri 2014 | Suharekë |
| Ministri | MTI | Shaban Halimi | Drejtor | Drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë | 2010-04-01 | LDK | Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Dragashit në vitin 2009 dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK në periudhën 2004-2007 | Prej 2010 Deri 2014 | Dragash |
| Ministri | MF | Shaqir Totaj | Menaxher rajonal në ATK | Menaxher rajonal në ATK | 2010-08-01 | PDK | Ka qenë kandidat nga PDK në zgjedhjet lokale të vitit 2017 | Prej 2010 Deri 2015 | |
| Ministri | M.Infrastruktures | Shasivar Haxhijaj | Ish-Sekretar | Ish- sekretar I përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës | 2012-09-19 | PDK | Këshilltar i ministrit të MKRS. Kandidat për kryetar të Istogut në vitin 2013 dhe 2010. Ka qenë kandidat për deputet në vitin 2007 | Prej 2012 Deri 2013 | Istog |
| Institucione të Pavarura | Agjencia Kosovare e Privatizimit | Shefik Mehmeti | Drejtor | Drejtor | 2010-01-01 | LDK | Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Mitrovicës në vitin 2013 | Prej 2010 Deri 2014 | Mitrovicë |
| Ministri | MD | Shefik Sylejmani | Drejtor | Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan. | 2012-07-01 | PDK | Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Vitisë në vitin 2007. Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Vitisë (21 Jan 2008 e ka marrë detyrën) | Prej 2012 Deri 2014 | Viti |
| Institucione të Pavarura | Komisioni i Pavarur i Medieve | Shefki Ukaj | Kryetar | Kryetar i komisionit | 2012-08-30 | LDK | Këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës në vitin 2010 | Prej 2012 Deri 2014 | Prishtinë |