COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ndërmarrje Publike Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi" Kadri Retkoceri Ish- Drejtor Ish-drejtor menaxhues 2004-04-23 LDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Lipjanit në vitin 2009 Prej 2004 Deri 2010 Lipjan
Ministri MASHT Kamber Kamberi Dekan U.d dekan në Universitetin e Gjakovës 2013-10-11 LDK Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së. Prej 2013 Deri 2016 Gjakovë
Ministri MBPZHR Kapllan Halimi Sekretar Sekretar I Përgjithshëm në MBPZHR 2012-05-13 PDK Anëtar i këshillit drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë. I aderuar në PDK në vitin 2007 Prej 2012 Deri 2014 Prishtinë
Ndërmarrje Publike Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi" Kemail Hashani Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2011-02-03 LDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Obiliqit në zgjedhjet e vitit 2009 Prej 2011 Deri 2014 Obiliq
Ministri MASHT Kemajl Bislimi Anëtar i këshillit drejtues të UP-së Anëtar i këshillit drejtues në Universitetin e Prishtinës 2015-10-01 PDK Ka qenë anëtar i degës së PDK-së në Ferizaj Prej 2015 Deri 2016 Ferizaj
Ndërmarrje Publike Ngrohtorja e Qytetit, Gjakovë Kujtim Dinarama Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2014-12-26 PDK Aktivist i degës së PDK në Gjakovë Prej 2014 Deri 2016
Ministri MAP Kujtim Gashi Drejtor Drejtor ne Agjencine e Shoqërisë së Informacionit 2014-01-06 PDK Ka qenë kandidat për asamble komunale në Kamenicë me 2007. Kryetar i nëndegës në lagjen “Malësia” në Kamenicë. Anëtar i këshillit drejtues të PDK-së, dega në Kamenicë. Prej 2014 Deri 2016
Ndërmarrje Publike KUR Prishtina Kujtim Xhelili Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2008-12-24 PDK Kryesues i kuvendit komunal në Shtime në periudhën 2009-2013 Prej 2008 Deri 2014 Shtime
Ndërmarrje Publike NP Trainkos SHA Labinot Halilaj Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2011-07-20 PDK Pjesëmarrës në fushatën e PDK-së Prej 2011 Deri 2014 Drenas
Ministri M.Infrastruktures Lahudin Myrtaj Ish- Drejtor ish-drejtor i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës 2011-01-01 PDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës në periudhën 2007 - 2009 Prej 2011 Deri 2012 Prishtinë

Hulumtime

Kopjo
Preview