COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ministri MPJ Luljeta Vuniqi Ambasadore Ambasadore e Kosovës në Budapest 2016-04-05 PDK Ka qenë kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet e vitit 2014. Po këtë vit i është bashkangjitur kësaj partie Prej 2016 Deri 2016
Ministri MPJ Lulzim Rifaj Konsull Konsull në ambasadën kosovare në Sofje të Bullgarisë. 2010-01-01 PDK Ka qenë kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit. Kandidat për këshilltar komunal në vitin 2009. Prej 2010 Deri 2016
Ndërmarrje Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive Lundrim Camaj Kryesues i Bordit Kryesues i bordit 2015-09-23 PDK Në rrjetet sociale bënë fushatë publike për PDK-në Prej 2015 Deri 2016 Prishtinë
Ministri MASHT Marjan Dema Rektor Rektor në Universitetin e Prishtinës 2016-04-01 PDK Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e vitit 2010. Ka qenë kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Prej 2016 Deri 2016 Klinë
Ndërmarrje Publike Ngrohtorja e Qytetit, Gjakovë Mark Komani Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2009-01-06 PSHDK Nënkyetar i PSHDK-së Prej 2009 Deri 2013 Gjakovë
Ministri/Up MASHT Mazllom Kumnova Ish-Prorektor Ka qenë prorektor në Fakultetin e Edukimit Gjakovë. 2009-10-01 AAK Ish-deputet në Kuvendin e Kosovës 2004-2007. Anëtar i Keshillit të Përgjithshëm të AAK-së në Kuvendin e V-të Zgjedhor. Kandidat për deputet nga AAK në vitin 2001. Kandidat për deputet në vitin 2014 Prej 2009 Deri 2012 Gjakovë
Institucione të Pavarura Zyra e Rregullatorit për Uje dhe Mbeturina Mejrem Cernobregu Kryesues Kryesuese e departamentit 2011-06-01 Ora Kandidate e partisë ORA për këshilltare komunale në Mitrovicë në vitin 2007 Prej 2011 Deri 2014 Mitrovicë
Ndërmarrje Publike Posta e Kosovës Menduh Abazi Drejtor Drejtor për informim në PTK 2011-03-31 PDK Aktivist i PDK-së. Është parë në fushata të PDK-së duke përkrahur kandidatët e kësaj partie Prej 2011 Deri 2014 Vushtrri
Ministri MASHT Mensur Kelmendi Prodekan Prodekan në Universitetin e Mitrovicës 2015-10-05 LDK Ka qenë asamblist nga radhët e LDK-së në periudhën 2007-2009. Prej 2015 Deri 2015 Mitrovicë
Ministri MASHT Merxhan Avdyli Anëtar i këshillit drejtues Anëtar i këshillit drejtues në Universitetin e Gjilanit 2015-04-07 AAK Ka qenë këshilltar politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (2002-2004). Ka qenë zëvendësministër në këtë ministri (2004-2008). Ka qenë kandidat për deputet nga radhet e AAK-së në vitin 2007. Prej 2015 Deri 2015 Gjilan

Hulumtime

Kopjo
Preview