COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ministri MD Heset Loku Drejtor Drejtor i Qendrës Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan. 2012-07-01 PDK Kandidat për deputet nga PDK në vitin 2010. Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Kaçanikut në vitin 2007 dhe 2009. Nenkryetar i Komunës së Kaçanikut. Drejtor i administratës në këtë komunë në vitin 2008 Prej 2012 Deri 2014 Kaçanik
Ministri MSH Hidajete Krasniqi Drejtoreshë e infermierisë Drejtoreshë e infermierisë në spitalin rajonal në pejë 2003-10-16 AAK Anëtare e këshillit drejtues të AAK-së, dega në Pejë. Është zgjedhur anëtare e këshillit drejtues të AAK-së për periudhën 2013-2015. Prej 2003 Deri 2015
Institucione të Pavarura Agjencia Kosovare e Privatizimit Hilmi Haxha Shef Shef 2010-01-01 LDK Këshilltar komunal në Komunën e Mitrovicës në vitin 2007 Prej 2010 Deri 2014 Mitrovicë
Ministri MSH Hyrije Fejza Drejtor Drejtoreshë në Institutin e Shëndetit Publik në Komunën e Mitrovicës 2002-01-01 LDK Ka qenë kandidate për këshilltare komunale në Komunën e Mitrovicës në vitin 2007 dhe në vitin 2004 Prej 2002 Deri 2014 Mitrovicë
Institucione të Pavarura OSHP Hysni Hoxha Kryetar Kryetar i OSHP-së 2008-07-31 PDK Këshilltar komunal në Komunën e Prizrenit Prej 2008 Deri 2014 Prizren
Ministri MKRS Iber Alaj Drejtor Drejtor i sportit 2009-02-16 LDK Aktivist i LDK-së. E ka përfaqësuar LDK-në në debate zgjedhore në vitin 2014. Ka marrë pjesë në fushatën e LDK-së Prej 2009 Deri 2014 Deçan
Ministri MASHT Ibish Mazreku Prorektor Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë në Universitetin e Pejës…..Me 2 shtator 2015 ka deklaruar në AKK se ka qenë U.D Dekan në Universitetin Publik të Pejës "Haxhi Zeka". 2015-09-02 LDK Në dhjetor të vitit 2015 është zgjedhur delegat për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së në Rahovec. Ka marrë pjesë në fushata të ndryshme zgjedhore të LDK-së. Prej 2015 Deri 2015
Ministri/Up MASHT Ibrahim Gashi Ish- Rektor Rektor 2012-10-01 AKR Zv.Minister i MPJ nga AKR. Ka qenë nenkryetar i AKR-së në këtë periudhë kohore Prej 2012 Deri 2014 Drenas
Institucione të Pavarura Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale Ibush Jonuzi Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2010-01-28 LDK Deputet i Kuvendit të Kosovës 2004-2007. Kandidat për deputet më 2007 Prej 2010 Deri 2014 Vushtrri
Ministri MTI Igballe Rexha -Jashari U.d. Drejtor U.D drejtoresh e Departamentit të Tregtisë 2008-10-15 AAK Kandidate e AAK-së në Kuvendin e Kosovës në vitin 2010 dhe Këshilltare komunale në Komunën e Prishtinës në vitin 2007 Prej 2008 Deri 2010 Prishtinë

Hulumtime

Kopjo
Preview