Ky segment pasqyron mungesën e konsistencës në aspektin e deklarimit të pasurisë së përfituar ndër vite. Mungesa e arsyetimeve apo arsyetimet komplekse e pamundësojnë çfarëdo sqarimi se nga rrjedh pasuria e shtuar. Janë evidentuar 6 raste nga gjithsej 71 rastet e shikuara.
Krijimi i pasurive të reja nuk është i arsyetuar qartë
Sokol Bashota ka deklaruar një kredi në vitin 2012 për blerjen e një banese, në anën tjetër deri në vitin 2016 nuk ka deklaruar ndonjë banesë të re. Në vitin 2016 ka deklaruar edhe dy detyrime financiare të reja në vlerë 76,970 euro me qëllim të blerjes së banesës. Në total detyrimet e deklaruara me qëllim të blerjes së banesës janë në vlerë 91,970 euro, ndërsa banesa e deklaruar në vitin 2016 është deklaruar në vlerë 150,000 euro. Pra dallimi në mes të detyrimeve dhe vlerës së pasurisë së deklaruar është rreth 60 mijë euro.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Një pasuri e përfituar në vitin 2012 me vlerë 240,000 euro është arsyetuar me ndërrimin e një prone tjetër. Trualli i ndërruar me pasurinë e re të krijuar për tri vite është deklaruar në vlerë 120,000 euro. Pasuria e re e krijuar është deklaruar në dyfishin e pronës me të cilën arsyetohet përfitimi i saj.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201020112012201320142015Në vitin 2015 ka deklaruar një banesë të përfituar në vitin 2014 në pronësi të gruas. Për këtë banesë nuk ka deklaruar vlerën. Banesa është deklaruar se është blerë nga kredia dhe kursimet.
Kredia e deklaruar për blerjen e banesës ka vlerën e 15,000 eurove. Zyrtari deri në vitin 2012 ka deklaruar 21,500 euro para të gatshme, ndërsa në dy vitet pasardhëse nuk ka deklaruar para të gatshme. Nëse llogaritet kredia dhe paratë e gatshme me të cilat arsyetohet blerja e banesës, vlera del të jenë diku rreth 37,000 euro.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Në dy njësitë e deklaruara si të përfituara nga shitja e shtëpisë së kaluar dhe kredisë në vlerë 100,000 euro ka mospërputhje. Toka për ndërtim e deklaruar që është blerë nga mjetet e shtëpisë së shitur (260,000 euro) është deklaruar në vlerë 157,000 euro, ndërsa shtëpia e ndërtuar me mjetet e kredisë (100,000 euro) është deklaruar në vlerë 280,000 euro. Në total vlera e këtyre dy pasurive është 437,000 euro, ndërsa mjetet e deklaruara prej nga është përfituar janë 360,000 euro. Diferenca në mes pasurive së krijuara dhe prejardhjes së mjeteve është 77,000 euro.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016