COHU

OPENDATA

& STATISTICAL VISUALIZATION

OPENDATA AND STATISTICAL VISUALIZATION

Qëllimi i “Open Data dhe Statistical Visualization” i organizatës Ҫohu! është të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të përfshirë në monitorimin, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit politik në Kosovë.

Kjo data-bazë online është e ndarë në gjashtë pjesë.

Pjesa e parë e data-bazës përmban të dhënat empirike mbi përfitimet nga tenderët publikë të donatorëve të pesë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK dhe AKR). (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Pjesa e dytë e data-bazës paraqet pasqyrat financiare të pesë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK dhe AKR).  (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Pjesa e tretë e data-bazës përfshinë të dhëna mbi nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politike – politizimin e institucioneve publike (pozitat e larta publike) nga anëtarë të partive politike. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Pjesa e katërt përshinë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Pjesa e pestë përfshinë të dhënat e industrisë nxjerrëse të gurit, rërës dhe zhavorrit, ku janë paraqitur të dhënat mbi licencat e lëshuara dhe rastet ilegale të identifikuara. Këto të dhëna janë të paraqitura edhe në formë vizuale ku për çdo lokacion janë vendosur informata të detajuara të kompanive/personave që ushtrojnë veprimtarinë në ato lokacione. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Pjesa e gjashtë përshinë databazën që për qëllim ka pasur monitorimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori për katër kapituj të kodit penal (Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës (neni 147 KPRK), Kapitulli XXI - Veprat penale kundër martesës dhe familjes, Kapitulli XXIV – Krimi i organizuar, Kapitulli XXXIV –Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare). (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)

Kjo data-bazë është një mjet online i cili lejon navigimin e hapur dhe të pa censuruar. Si e tillë, kjo  data-bazë  është lëshuar në përdorim me licencën më të hapur, ku me termin HAPUR nënkuptohet që “kushdo mundet në mënyrë të lirë të ketë qasje, të modifikojë, dhe të shpërndajë për çfarëdo qëllimi (përderisa i përmbahet kërkesave për të treguar prejardhjen dhe të lejojë qasje të lirë).

Data-baza do të popullohet me të dhënat të reja nga fushat e lartpërmendura në mënyrë sistematike kur këto të dhëna do të jenë të qasshme për organizatën Çohu!.

Po ashtu, data-baza në muajt në vijim do të plotësohet edhe me të dhënat të tjera si p.sh. 1) Parashkrimin e lëndëve penale; 2) Monitorimin e trendit të numrit të përdoruesve dhe të të hyrave nga fusha e telekomunikacionit me theks të veçantë nga telefonia mobile dhe të internetit; 3) Nivelin e shkatërrimit të lumenjve si pasojë e nxjerrjes në mënyrë të pakontrolluar të rërës dhe zhavorrit nga kompani të palicencuara, si dhe; 4) Nivelin e degradimit të  pyjeve të Kosovës si pjesë e prerjes së pakontrolluar.

  • Të hyrat e subjekteve politike gjatë viteve 2009-2016

  • Të hyrat e subjekteve politike gjatë viteve 2009-2016 sipas llojit të të hyrave

  • Donacionet në të holla dhe kontributet në natyrë në mall dhe shërbime që kanë pranuar subjektet politike gjatë viteve 2009-2016

Filtro sipas:

Kjo platformë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe ka për qëllim të shërbej si një mjet informues për këdo që ka interesim mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit.
Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot. Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash. Kriteri themelor për përfshirjen në hulumtim ka qenë që këta individë të klasifikimeve të mësipërme, të kenë qenë të paraparë për të deklaruar pasurinë në së paku tri vite.

Keqpërdorimet

OPEN JUSTICE

“Open Justice” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data dhe Statistical Visualization” dhe për qëllim ka të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të përfshirë në monitorimin, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit politik në Kosovë.

Platforma “Open Justice” është produkt i projektit “Open Justice” financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i cili është implementuar nga Organizata ÇOHU! në bashkëpunim me CSD. Projekti për qëllim ka pasur monitorimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori për katër kapituj të kodit penal (Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës (neni 147 KPRK), Kapitulli XXI - Veprat penale kundër martesës dhe familjes, Kapitulli XXIV – Krimi i organizuar, Kapitulli XXXIV –Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare).

Qëllimi i fokusimit në kapitujt e tillë të veprave penale është monitorimi i lëndëve të caktuara si lëndë për trajtim me prioritet, rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krahasimi me veprat tjera penale të karakterit sensitiv, ato kundër dhunës në familje dhe kundër të drejtave të njeriut.

Kjo platformë është e ndarë në tri pjesë:

Pjesa e parë përmban të dhënat nga prokuroritë për statusin e lëndëve për vitet 2015, 2016, 2017 dhe gjashtëmujorin e parë të 2018.

Pjesa e dytë përmban të dhënat nga gjykatat për statusin e lëndëve për vitet 2015, 2016, 2017 dhe gjashtëmujorin e parë të 2018.

Pjesa e tretë përmban të gjeturat nga monitorimi direkt i seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Kjo data-bazë është një mjet online i cili lejon navigimin e hapur dhe të pa censuruar. Si e tillë, kjo data-bazë është lëshuar në përdorim me licencën më të hapur, ku me termin HAPUR nënkuptohet që “kushdo mundet në mënyrë të lirë të ketë qasje, të modifikojë, dhe të shpërndajë për çfarëdo qëllimi (përderisa i përmbahet kërkesave për të treguar prejardhjen dhe të lejojë qasje të lirë).

Data-baza do të popullohet me të dhënat të reja nga fushat e lartpërmendura në mënyrë sistematike kur këto të dhëna do të jenë të qasshme për organizatën Çohu!.

OPEN JUSTICE

“Open Justice” is an online tool that operates within “Open Data and Statistical Visualisation” platform, it’s purpose is to provide open and easily accessible use of data for researcher, journalists, civil society members as well as other stakeholders involved in monitoring, preventing and combating political corruption in Kosovo.

“Open Justice” platform is a product of “Open Justice” an EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo, the project has been implemented by Organization for Democracy, Anticorruption and Dignity, Çohu! and Communication for Social Development (CSD).

The purpose of the project was to monitor cases in courts and prosecutors for four chapters of the criminal code (Chapter XIV- Criminal offenses against the constitutional order and security of Kosovo (Article 147), Chapter XXI- Criminal offenses against marriage and family, Chapter XXIV- Organized crime, Capter XXXIV- Criminal Offenses against Official Corruption and Officials).

The reason behind the said focus is to monitor certain cases of priority, cases of corruption and organized crime, as well as their comparison with cases of sensitive character, such as domestic violence or breach of human rights.

This platform is devided into three parts:

The first section contains the data from prosecutions on the status of cases for the years 2015,2016,2017 and the first six months of 2018

The second section contains data from courts on the status of cases for the years 2015,2016,2017 and the first six months of 2018.

The third section contains findings from direct monitoring of court hearings in the Basic Court in Prishtinë/Priština, Gjilan/Gnjilane and Mitrovicë/Mitrovica.

This data-base is an online tool that allows open and uncensored navigation. As such, this data base is released for use with the most open license, where the term OPEN implies that "anyone can freely access, modify, and distribute for any purpose (while complying with the requirements for show the origin and allow free access).

The database will be update with new data from the above mentioned fields systematically when these data will be accessible to the Cohu Organization.