Databaza mbi pasqyrat financiare të gjashtë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK, Nisma dhe AKR), paraqet në rend të parë digjitalizim të pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit për periudhën kohore 2009-2016, të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kjo databazë përmban vetëm të hyrat e këtyre partive politike dhe në të nuk paraqiten edhe shpenzimet.
Databaza përmban të gjitha pasqyrat financiare vjetore (2009-2016) si dhe raportet e auditimit të shpenzimeve të fushatave zgjedhore (zgjedhjet lokale të vitit 2009, zgjedhjet nacionale të vitit 2010, si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të vitit 2009 për Komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut)
Databaza mbi pasqyrat financiare të partive politike (2009-2016), krahas vizualizimit të të dhënave nga raportet e KQZ-së, lejon edhe kërkimin manual për secilin subjekt juridik dhe fizik përkitazi me shumën apo kontributin e dhënë për secilën nga pesë partitë politike të lartpërmendura.
Kjo databazë është e lidhur edhe me databazën: “Rrjetëzimi i lidhjeve të biznesit me politikën”, përmes së cilës lejohet kërkim shtesë rreth përfitimeve monetare të financuesve të partive politike. Filtrat në anën e majtë të databazës lejojnë kërkim shtesë përkitazi me katër aspekte të ndryshme por të ndërlidhura në mes vete dhe të cilat ofrojnë mundësi për të parë përfitimet nga tenderët publikë të financuesve të pesë partive politike (PDK, LDK, LVV, AAK, Nisma dhe AKR).
*Shënim – Të dhënat për bizneset në pronësi të financuesve si persona fizik për periudhën 2009-2012 janë marrë nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit gjatë vitit 2014, ndërsa të dhënat për financuesit gjatë periudhës 2013-2016 janë marrë gjatë vitit 2019.
Të hyrat e subjekteve politike gjatë viteve 2009-2016 sipas llojit të të hyrave
Donacionet në të holla dhe kontributet në natyrë në mall dhe shërbime që kanë pranuar subjektet politike gjatë viteve 2009-2016
Lloji i të hyrave | Person Juridik / Fizik | Donatori | Adresa | Të hyrat e donacionit | Data e donacionit | Partia përfituese | Emri i biznesit | NRB ose numri fiskal | Viti i raportit | Koment |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Donacion | Person fizik | Remzi Pacolli | Prishtinë | 705€ | 2011-12-28 | AKR | Daba Daba | 70950618 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Muhamed Beshiri | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-29 | AKR | Item-Trade | 70164213 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Vegim Gashi | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-29 | AKR | Komtel Project Engineering | 70035611 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Sherif Pacolli | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-29 | AKR | Lens Production | 70879034 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Ismet Abazi | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-29 | AKR | Abazi | 80470002 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Avni Rexha | Mitrovicë | 900€ | 2011-12-29 | AKR | Kombi-Taxi Avni Rexha | 70123404 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Remzi Pacolli | Prishtinë | 295€ | 2012-12-29 | AKR | Daba Daba | 70950618 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Genc Cara | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-30 | AKR | Mi arte | 80077084 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Imer Pacolli | Prishtinë | 1,000€ | 2011-12-30 | AKR | Esarom-Kosova | 80607792 | 2011 | |
Donacion | Person fizik | Sherif Pacolli | Prishtinë | 610€ | 2011-12-30 | AKR | Lens Production | 70879034 | 2011 | |