Veton Firzi

Pozita: Sekretar në MKRS

« Kthehu
Pasuria e paluajtshme:

2 njësi me vlerë 103,000 euro

Pasuria e luajtshme:

2 njësi me vlerë 38,500 euro

Para të gatshme:

Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 12,000 euro më pak

Të hyrat vjetore:

Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 179, 805 euro.
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  149,560 euro  nga gjashtë burime të ndryshme. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 329,365 euro.

Të gjeturat:

 

Zyrtari ka deklaruar të hyra përgjatë tre viteve nga biznesi “Toto caffe” por asnjëherë nuk e ka deklaruar te aksionet në shoqëri komerciale. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes është në pronësi të zyrtarit.

Në vitin 2014 ka deklaruar që biznesi X-Haus mbyllet në këtë vit për tu rihapur një biznes tjetër me emrin XL-Coffe. Në regjistrin e ARBK-së X-Haus vazhdon të jetë aktiv dhe ndryshimet në biznes për herë të fundit janë bërë në vitin 2006.

Gjithashtu në vitin 2014 për biznesin e deklaruar me emrin “Classic Events” është deklaruar që është mbyllur në vitin 2013. Ky biznes vazhdon të jetë aktiv në ARBK.