Skënder Gashi

Pozita: Drejtor në MTPT

« Kthehu
Pasuria e paluajtshme:

5 njësi me vlerë 445,000 euro

Pasuria e luajtshme:

6 njësi me vlerë 92,000 euro

Para të gatshme:

Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 10,500 euro më pak

Të hyrat vjetore:

Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 103,320 euro.

Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  252,000 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 355,320 euro.

Të gjeturat:

 

Pasuria e paluajtshme është deklaruar ndryshe ndër vite, ka dallime në sipërfaqe, vlerë dhe pronësi të njësive të deklaruar. Në vitin e fundit ka deklaruar vetëm tri njësi, për të cilat është e vështirë të vërtetohet se a janë të njëjta me pasuritë e deklaruara viteve paraprake.

 

Pasuria e luajtshme ka dallime ndër vite. Shumica e pasurive janë deklaruar vetëm një vit ndërsa në vitin pasardhës ka deklaruar pasuri të reja, ndërsa për të kaluarat nuk ka ndonjë shpjegim se a janë shitur. Gjithashtu në vitin 2010 ka deklaruar si pasuri të luajtshme, mallin e biznesit, biznes i cili nuk është deklaruar te pjesa e posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale.

 

Dy nga bizneset që i takojnë familjarëve të zyrtarit janë deklaruara në vazhdimësi te pasuria e luajtshme, e jo si posedim i aksioneve në shoqëri komerciale.

Një nga bizneset e deklaruara te pasuria e luajtshme, nuk është deklaruar në dy vitet e fundit. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes ende vazhdon të jetë aktiv dhe është në pronësi të djalit të tij.

Në vitin 2014, zyrtari ka deklaruar të hyra vjetore 60,000 euro nga biznesi, por në asnjë vit asnjë nga bizneset e deklaruara nuk është deklaruar në pronësi të zyrtarit.

Gjithashtu te të hyrat e familjarëve në secilin vit janë deklaruar të hyra nga biznesi, por pa specifikuar se nga cili biznes