Mujë Rugova

Pozita: Rektor në UP

« Kthehu
Pasuria e paluajtshme:

6 njësi me vlerë 329,800 euro

Pasuria e luajtshme:

Asnjë

Para të gatshme:

Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 56,000 euro më shumë

Të hyrat vjetore:

Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 78,600 euro.

Të gjeturat:

 

Dy banesa në pronësi të familjarëve që zyrtari i ka deklaruar në vitin 2010, nuk ka vazhduar t’i deklarojë në vitet e tjera dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë.

Në dy pasuri të cilat janë trashëgimi nuk ka deklaruar asnjëherë vlerën.

 

Në vitin 2010 zyrtari nuk ka deklaruar të hyrat vjetore.

 

Te detyrimet financiare zyrtari ka deklaruar “huazim dhe kursim”, që në fakt nuk është e qartë se a ka marrë huazim apo ka dhënë.

Para të gatshme në vitin 2011 janë deklaruar 40,000 euro më shumë se në vitin paraprak. Te hyrat vjetore për këtë vit kanë qenë 27,200 euro.