11 njësi me vlerë 1,760,000 euro
3 njësi me vlerë 38,000 euro*
Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 136,223 euro më shumë
Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 214,666 euro.
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra 57,100 euro nga tri burime të ndryshme. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 271,766 euro.
Tri njësi të pasurisë së paluajtshme të cilat janë deklaruar në vitin 2011 nuk janë deklaruar në vitin 2010. Të gjitha këto pasuri janë deklaruar si pasuri të përfituara para vitit 2010.
Në vitin 2015 nuk janë deklaruar dy nga pesë njësitë e deklaruara deri në vitin 2015.
Në vitin 2016 janë deklaruar 11 njësi tjera nga të cilat nëntë prej tyre janë përfituar në vitin 2015 si proces i trashëgimisë familjare dhe dy prej tyre janë të deklaruara si të fituara në vitin 2005 dhe janë në pronësi të bashkëshortes, të dy këto pasuri nuk janë deklaruar në vitet paraprake ose janë te deklaruara me informacione tjera të cilat nuk përputhen.
Gjatë viteve 2010-2016 zyrtari ka deklaruar tri pasuri të luajtshme.
Një veturë e deklaruar në vitin 2010 në vlerë 25,000 euro, në vitet 2011 dhe 2012 është deklaruar në vlerë 15,000 euro, ndërsa në vitin 2013 është deklaruar përsëri në vlerë 25,000 euro.
Në pasurinë tjetër të luajtshme, viti i përfitimit në tri vite deklarohet ndryshe.
Këto dy pasuri nuk janë deklaruar në vitin 2015 dhe 2016.
Në vitin 2016 ka deklaruar një veturë në vlerë 3,000 euro, për të cilën viti i përfitimit është viti 2006.
Në vitin 2013 zyrtari ka deklaruar 96,000 euro të hyra nga Kuvendi i Kosovës, që i bie të jetë mesatarja 8,000 euro pagë mujore! Gjithashtu në vitin 2013 janë deklaruar të hyra 10,000 euro nga kursimet familjare pa e specifikuar se nga çfarë kursime.
Zyrtari në shumicën e rasteve të hyrat personale i ka deklaruar në vlera të të hyrave vjetore. Për këtë ka qenë shumë e vështirë që për të hyrat e pjesës tjetër të familjes të dihet se a janë të hyra vjetore apo mujore.
Zyrtari paratë e gatshme i ka deklaruar me dallime të mëdha ndër vite. Dallimi në mes vitit 2011 dhe 2012 në para të gatshme është 83,400 euro më shumë në vitin 2012. Nëse shikohen të hyrat e vitit 2011 që kanë vlerën 30,000 euro (të hyra për të gjithë familjen), shihet që të hyrat janë në shpërputhje me kursimet. Po ashtu dallimi në para të gatshme në mes vitit 2015 dhe 2016 është 93,223 euro më shumë në vitin e fundit. Edhe në këtë rast të hyrat në vitin 2015 janë shumë më të ulëta se sa kursimet.