2 njësi me vlerë 375,000 euro
2 njësi me vlerë 11,500 euro
Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 19,069 euro më pak
Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 163,516 euro
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra 87,840 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 251,356 euro.
Një pasuri pronë e përbashkët në vitin e parë është deklaruar në vlerë 600,000 euro, në vitet pasardhëse është deklaruar në vlerë 75,000 euro.
Një veturë në pronësi të bashkëshortes është deklaruar vetëm në vitin 2010, në vitin pasardhës nuk është shpjeguar se a është tjetërsuar. Nga viti 2011 është deklaruar një veturë si dhuratë nga vëllai por asnjëherë nuk është deklaruar vlera e saj.
Në vitin 2010 është deklaruar një hua në vlerë 86,000 euro, ndërsa në vitet pasardhëse nuk është deklaruar asnjëherë. Të hyrat për vitet 2010 dhe 2011 të zyrtarit dhe familjes kanë qenë 79,680 euro.