Pasuria e paluajtshme:
5 njësi me vlerë 1,500,000 euro
Pasuria e luajtshme:
3 njësi me vlerë 28,000 euro
Para të gatshme:
Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 48,883 euro më pak
Të hyrat vjetore:
Zyrtarja gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 127,084 euro nga gjashtë burime të ndryshme.
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra 345,400 euro. Në total zyrtarja të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 472,484 euro.
Të gjeturat:
Zyrtarja nuk ka deklaruar asnjëherë prejardhje të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe në shumtën e rasteve nuk ka shënuar vitin e përfitimit.
Deri në vitin 2013 janë deklaruar dy vetura, pas këtij viti vetëm një veturë tjetër.