Behgjet Pacolli

Pozita: Zv. Kryeministër

« Kthehu
Pasuria e paluajtshme:

18 njësi me vlerë 133,950,000 euro

Pasuria e luajtshme:

5 njësi me vlerë 18,280,000 euro

Para të gatshme:

Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 2,719,605 euro më shumë

Të hyrat vjetore:

Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 2,178,544 euro.

Të gjeturat:

 

Zyrtari ka deklaruar përgjatë gjithë viteve 18 njësi të paluajtshme. Vlerat e tyre kanë ndryshuar ndër vite poashtu në disa raste edhe sipërfaqja.

 

Për bazë në llogaritje të vlerës së përgjithshme të pasurisë së paluajtshme është marrë viti 2011 sepse në vitin 2015 është vërejtur të ketë paqartësi në deklarim sidomos të vlerës.  Ta zëmë zyrtari ka deklaruar një tokë në vlerë 81 euro dhe një tjetër 246 euro, që nuk dihet a është gabim teknik apo jo.

 

Poashtu vlera e pasurive të luajtshme është llogaritur duke ju referuar vitit 2011 plus një aeroplani që ka deklaruar në vitin 2014 për shkak se veturat e njëjta zyrtari i ka deklaruar me dallim shumë të madh të vlerave nga viti në vit.

 

Në vitin 2013 nuk ka deklaruar asnjë të hyrë vjetore dhe nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë.

Në vitin 2012 ka deklaruar 3,623,303 euro më shumë se në vitin 2011. Të hyrat vjetore të zyrtarit në vitin 2011 janë rreth 550,000 euro.