Donika Kadaj

Pozita: Deputete

« Kthehu
Pasuria e paluajtshme:

2 njësi me vlerë 300,000 euro

Pasuria e luajtshme:

5 njësi me vlerë 71,800 euro

Para të gatshme:

Asnjë

Të hyrat vjetore:

Zyrtarja gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 122,171 euro.

Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  31,000 euro. Në total zyrtarja të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 153,717 euro.

Të gjeturat:

 

Agjencionin  e lajmeve e ka deklaruar te pasuria e luajtshme e jo te posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale.

Për të njëjtin Agjencion në vitin 2012 ka deklaruar që është pasiv, por në vitin 2016 ka deklaruar të hyra të  bashkëshortit nga po ky biznes.

 

Në vitin 2014 ka deklaruar si pasuri të luajtshme pajisje të TV të cilat janë deklaruar si të fituara po në këtë vit, gjithashtu të njëjtat pajisje janë deklaruar si të tjetërsuara. Po në këtë vit është deklaruar një veturë si e përfituar në vitin 2013 nga kursimet dhe shitja e pajisjeve të TV, mirëpo sipas deklarimit të zyrtarës pajisjet me të cilat është arsyetuar blerja e veturës janë përfituar një vit pas blerjës së veturës.