10 njësi me vlerë 609,500 euro
4 njësi me vlerë 54,000 euro
Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 5,900 euro më shumë
Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka deklaruar 225,800 euro të hyra vjetore.
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra 184,680 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 410,480 euro.
Dy nga njësitë e pasurive të paluajtshme janë deklaruar vetëm në vitin 2016, edhe pse janë përfituar para vitit 2011.
Gjatë periudhës 2011-2016 zyrtari ka deklaruar që ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në vlerë prej 260,500 euro.
Në vitin 2011 dhe 2013 në pjesën e parave të gatshme ka deklaruar 13,000 euro, ku në vend të institucionit financiar ka shkruar ‘Stublla’ borgj për Gurë”
Një biznes i deklaruar në vitin 2016 si i krijuar në vitin 2003 nuk është deklaruar në vitet paraprake.
Në dy bizneset e deklaruara në vitin 2016 ka deklaruar që ka 80% përkatësisht 100% të aksioneve pa treguar nëse aksionet janë transferuar te dikush tjetër.
Zyrtari në dy vite ka deklaruar të hyra nga bujqësia, pa treguar se si i përfiton ato.
Te të hyrat e familjarëve për tri vite ka deklaruar 110,000 euro të hyra nga biznesi. Ky biznes nuk është deklaruar asnjëherë te pjesa e formularit për posedim të aksioneve në shoqëri komerciale.