Moskontrolli i pasurive të krijuara gjatë viteve 1999-2010

« Kthehu

Ka shumë zyrtarë të cilët kanë ushtruar funksione publike edhe gjatë periudhës 1999-2010 dhe për të cilët është e pamundur të kontrollohet se si i kanë përfituar pasuritë. Nga kjo perspektivë, deklarimi i pasurisë nuk ka mandat për të shqyrtuar pasurinë e themeluar para vitit 2007 kur edhe ka hyrë në fuqi ligji. Në mungesë masash të retroaktivitetit, çdo zyrtar eventualisht ka mundur të përfitojë pasuri ndër vite për të cilat nuk ndihet llogaridhënës. Kjo perspektivë e mungesës së transparencës tregon për mendësinë “ortodokse” të interpretimit të rolit dhe funksionit të deklarimit të pasurisë, dhe si e tillë nuk mund të sjellë rezultate efektive në luftën kundër korrupsionit dhe veçmas atij të bartur në nivelet e larta politike e institucionale. Edhe pse procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar në vitin 2007, regjistrat e deklarimit për herë të parë janë publikuar në vitin 2010, gjë që e pamundëson kontrollin nga jashtë për periudhën 2007-2010.

Nga deklarimi i pasurive së paluajtshme zyrtari ka deklaruar dy njësi të përfituara gjatë viteve 2007-2008 në vlerë 262,000 euro, përdersia për dy njësi tjera nuk ka deklaruar vitin e përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Adem Grabovci

Deputet dhe zv.ministër

Shiko profilin ››

Adem Grabovci ka deklaruar tri njësi të përfituara gjatë periudhës 1999-2006 në vlerë 350,000 euro, ndërsa për tri pasuri tjera nuk ka deklaruar vitin e përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Xhavit Haliti

Nënkryetar në Kuvendin e Kosovës

Shiko profilin ››

Zyrtari ka deklaruar tri njësi të paluajtshme të përfituara gjatë viteve 1999-2000 në vlerë 700,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016