Tek kjo kategori problemesh, janë gjetur gjithsej 23 raste. Ky problem lidhet kryesisht me aspektin e paqartësisë që krijohet në interpretimin e pasurisë së deklaruar. Konkretisht, paqartësitë lidhen me deklarimin e një prone në një vit, pastaj mos deklarimin e saj në vitet tjera dhe sërish deklarimin e saj në vitet pasuese.