Mos deklarimi i pasurisë së luajtshme ndër vite të ndryshme

« Kthehu

Nga të gjeturat e hulumtimit, figuron që në 19 raste të ndryshme të zyrtarëve,  nuk ka pasur deklarim të pasurisë së luajtshme ndër vite të ndryshme. Kjo praktikë e dëmshme, e shkëputë lidhjen logjike të shtimit apo zvogëlimit të pasurisë përmes paqartësisë se çfarë ndodhë rëndom me pasurinë e luajtshme e cila deklarohet me një rast, ndërsa nuk deklarohet në vitet tjera, për t’u ri deklaruar sërish, pa dhënë asnjë lloj arsyetimi.

Lutfi Haziri

Deputet dhe Kryetar i KK Gjilan

Shiko profilin ››

Dy pasuri të luajtshme që janë deklaruar në vitet paraprake nuk janë deklaruar në vitin 2015 dhe 2016.

Në vitin 2016 ka deklaruar një veturë në vlerë 3,000 euro, për të cilën viti i përfitimit është  deklaruar viti 2006.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Shumica e pasurive janë deklaruar vetëm një vit ndërsa në vitin pasardhës ka deklaruar pasuri të reja, ndërsa për të kaluarat nuk ka ndonjë shpjegim se a janë shitur.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112013201420152016

Njërën veturë e ka deklaruar vetëm deri në vitin 2012 dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me të. Veturën tjetër nuk e ka deklaruar në vitet 2013 dhe 2014 por në vitin 2015 dhe 2016 e ka deklaruar përsëri të njëjtën.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Një veturë në pronësi të prindërve e cila është përfituar në vitin 2011 nuk është deklaruar në vitin 2012. E njëjta nuk është deklaruar prap në vitin 2016.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142016

Një veturë e deklaruar si e përfituar në vitin 2011 nuk është deklaruar në vitin 2016, pa dhënë asnjë shpjegim.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Gjatë viteve në total ka deklaruar tri vetura, dy prej tyre i ka deklaruar deri në vitin 2013, ndërsa në vitin 2013  e ka deklaruar një veturë në vlerë 30,000 euro të cilin e ka arsyetuar me shitjen e veturës paraprake pa e cekur se cilën veturë, dhe gjithashtu nuk ka treguar përse nuk e ka deklaruar veturën tjetër.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Jakup Krasniqi

Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Shiko profilin ››

Një veturë në pronësi të bashkëshortes është deklaruar vetëm në vitin 2010, në vitin pasardhës nuk është shpjeguar se a është tjetërsuar.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132015

Dy nga pasuritë e luajtshme nuk i ka deklaruar nga viti 2015 dhe nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Një automjet Opel e ka deklaruar vetëm në vitin 2010 dhe nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse nuk ka vazhduar ta deklaroj.

Nga viti 2011 ka deklaruar dy vetura. Në vitin 2015 e ka deklaruar një veturë Hundai të cilën ka thënë që e ka blerë me shitjen e një veture tjetër pa treguar se për cilën veturë e ka fjalën. Pra në dy vitet e fundit ka deklaruar vetëm veturën Hundai.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Zyrtari në vitin 2015 nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme, që kishe deklaruar viteve më parë. Nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë ka ndodhur me ato njësi.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142015

Një veturë Liberty nuk e ka deklaruar nga viti 2015 dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me të.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112013201420152016

Ekrem Hoxha

Kryetar i bordit në ARKEP

Shiko profilin ››

Në vitin 2015 nuk e ka deklaruar veturën Citroen C4 dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me të.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142015

Sali Mekaj

Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit

Shiko profilin ››

Në vitin 2015 ka deklaruar për herë të parë një veturë me vit të përftimit 2011. Poashtu në 2015 nuk ka deklaruar asnjë nga pasuritë paraprake të luajtshme, disa nga të cilat në 2016 prapë janë deklaruar.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Agron Mustafa

Drejtor në ANP dhe kryeshef në PTK

Shiko profilin ››

Në vitin 2011 nuk ka deklaruar asnjë veturë te pasuria e luajtshme ndërkohë tek të hyrat ka deklaruar se e ka shitur një veturë por nuk dihet për cilën është fjala.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120152016

Deri në vitin 2013 janë deklaruar dy vetura, pas këtij viti vetëm një veturë tjetër.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142016

Nga viti 2015 nuk e ka deklaruar njërën veturë dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim për të.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Veturën nuk e ka deklaruar në vitin 2016 dhe nuk e ka sqaruar këtë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Në vitin 2016 zyrtari nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2012201320142016

Ari me vlerë 480 euro është deklaruar vetëm në vitin 2010.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132014