Mos deklarimi dhe deklarimi ndryshe ndër vite i vlerës së pasurisë

« Kthehu

Edhe problemi i deklarimit të pasurisë së luajtshme me vlerë të ndryshme ndër vite apo mos deklarimi fare i saj është hasur në 5 raste. Mos deklarimi apo dallimet e vlerës së pasurisë ndër vite janë thelbi që deshifron tërë logjikën e mosfunksionimit të sistemit të deklarimit. Loja me shifra të vlerës së pasurisë ku zyrtarët në një rast i vlerësojnë asetet lartë e në rastin tjetër i ulin dyfish vlerat e këtyre aseteve tregon se indikatori i matjes së pasurisë reale të tyre është ekskluzivisht shprehje e vullnetit personal të zyrtarëve më shumë sesa masë për të përcaktuar se çfarë vlere të pasurisë posedojnë, e për çfarë AKK-ja nuk ka ndërmarrë asgjë në asnjë rrethanë kur kjo është hapur e shprehur.  

Lutfi Haziri

Deputet dhe Kryetar i KK Gjilan

Shiko profilin ››

Një veturë e deklaruar në vitin 2010 në vlerë 25,000 euro, në vitet 2011 dhe 2012 është deklaruar në vlerë 15,000 euro, ndërsa në vitin 2013 është deklaruar përsëri në vlerë 25,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Jakup Krasniqi

Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Shiko profilin ››

Nga viti 2011 ka deklaruar një veturë si dhuratë nga vëllai por asnjëherë nuk është deklaruar vlera e saj.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132015

Sali Mekaj

Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit

Shiko profilin ››

Pasuritë e luajtshme thuajse asnjëherë nuk janë deklaruar me vlera të njëjta.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Në vitin 2016 nuk e ka deklaruar vlerën e pasurisë së veturës.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20122013201420152016

Bekim Jashari

Kryetar i bordit në ANP

Shiko profilin ››

Ka ndërruar vlerën dhe vitet e përfitimit të veturave kështu që ka qenë e vështirë të dihet se a janë vetura të njëjta apo ka përfituar të reja.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016