Në mesin e problemeve që hasen shpesh dhe në masë të konsiderueshme, gjithsej 7 raste, është edhe problemi i mos deklarimit konstant ndër vite i sipërfaqes së pasurisë së paluajtshme. Ka raste kur sipërfaqaja e të njëjtës pronë deklarohet ndryshe ndër vite.
Mos deklarimi konstant i sipërfaqes së pasurive të paluajtshme
Një tokë trashëgimi nga familja në vitin e parë është deklaruar me sipërfaqe 2ha në vlerë 300,000 euro, e njëjta në vitet 2011-2014 e ka deklaruar në sipërfaqe 10ha në vlerë 600,000 euro, dhe përsëri në dy vitet e fundit me sipërfaqe 2ha në vlerë 300,000 euro.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Pasuria e paluajtshme është deklaruar ndryshe ndër vite, ka dallime në sipërfaqe, vlerë dhe pronësi të njësive të deklaruar. Në vitin e fundit ka deklaruar vetëm tri njësi, për të cilat është e vështirë të vërtetohet se a janë të njëjta me pasuritë e deklaruara viteve paraprake.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201020112013201420152016Pasuria e paluajtshme është deklaruar me shumë dallime ndër vite. Disa nga pasuritë në fillim janë deklaruar si pasuri të veçanta ndërsa në vitet tjera janë deklaruar si një njësi. Gjithashtu vlera dhe sipërfaqja e pasurive është deklaruar ndryshe nga viti në vit.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
20122013201420152016