Mos deklarimi i aksioneve

« Kthehu

 

Në këtë hulumtim janë identifikuar gjithsej 12 raste  ku zyrtarët e lartë publik nuk kanë deklaruar aksionet e mbajtura në biznese të ndryshme. Mos deklarimi i aksioneve në biznese krijon hapësirë për konflikt interesi.

Isa Mustafa

Kryeministër, deputet dhe kryetar në KK Prishtina

Shiko profilin ››

Në vitin 2010 ka deklaruar aksione në biznesin “Intereuropa” ndërsa në vitin 2011 ka deklaruar vetëm të hyra (të fëmijëve) nga ai biznes.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Dy nga bizneset që i takojnë familjarëve të zyrtarit janë deklaruara në vazhdimësi te pasuria e luajtshme, e jo si posedim i aksioneve në shoqëri komerciale.

Një nga bizneset e deklaruara te pasuria e luajtshme, nuk është deklaruar në dy vitet e fundit. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes ende vazhdon të jetë aktiv dhe është në pronësi të djalit të tij.

Në vitin 2014, zyrtari ka deklaruar të hyra vjetore 60,000 euro nga biznesi, por në asnjë vit, asnjë nga bizneset e deklaruara nuk është deklaruar në pronësi të zyrtarit.

Gjithashtu te të hyrat e familjarëve në secilin vit janë deklaruar të hyra nga biznesi, por pa specifikuar se nga cili biznes.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112013201420152016

Zyrtari ka deklaruar të hyra përgjatë tre viteve nga biznesi “Toto caffe” por asnjëherë nuk e ka deklaruar te aksionet në shoqëri komerciale. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes është në pronësi të zyrtarit.

Në vitin 2014 ka deklaruar që biznesi X-Haus mbyllet në këtë vit për tu rihapur një biznes tjetër me emrin XL-Coffe. Në regjistrin e ARBK-së X-Haus vazhdon të jetë aktiv dhe ndryshimet në biznes për herë të fundit janë bërë në vitin 2006.

Gjithashtu në vitin 2014 për biznesin e deklaruar me emrin “Classic Events”  është deklaruar që është mbyllur në vitin 2013. Ky biznes vazhdon të jetë aktiv në ARBK.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Pal Lekaj

Kryetar i KK Gjakovë dhe deputet

Shiko profilin ››

Dy nga katër njësitë e deklaruara si pasuri e paluajtshme janë restorante të cilat nuk janë deklaruar si biznese.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Shukri Buja

Kryetar KK Lipjan dhe Deputet

Shiko profilin ››

Një biznes i deklaruar në vitin 2016 si i krijuar në vitin 2003 nuk është deklaruar në vitet paraprake.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132016

Agjencionin  e lajmeve e ka deklaruar te pasuria e luajtshme e jo te posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale.

Për të njëjtin Agjencion në vitin 2012 ka deklaruar që është pasiv , por në vitin 2016 ka deklaruar të hyra të  bashkëshortit nga po ky biznes.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Zyrtari nuk ka deklaruar asnjëherë një biznes  i cili në regjistrat e ARBK-së figuron në pronësi të tij.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2011201220132015

Ka deklaruar vetëm të hyra nga biznesi “Studio Agani” por nuk ka deklaruar asnjëherë aksione në shoqëri komerciale. Biznesi në regjistrat e ARBK-së figuron në pronësi të deklaruesit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Ejup Qerimi

Kryeshef ekzekutiv në PTK

Shiko profilin ››

Njërin biznes e ka deklaruar vetëm në vitin 2012. I njëjti biznes figuron në regjistrat e ARBK-së në pronësi të zyrtarit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201220132014

Në vitet 2011 dhe 2012 ka deklaruar se është aksionar në një biznes vetëm te pjesa e funksioneve të zyrtarit. Në vitet 2013 dhe 2014 e ka deklaruar edhe te pjesa e posedimit të aksioneve të Shoqëri Komerciale. Ndërsa në 2015 dhe 2016 prapë e ka deklaruar vetëm tek funksionet. Në regjistrat e ARBK-së biznesi i njëjtë figuron në pronësi të zyrtarit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Gani Shabani

Drejtor dhe sekretar në MSH

Shiko profilin ››

Në regjistrat e ARBK-së ekzistojnë dy biznese me emrin “Psychomega”, një në pronësi të zyrtarit i cili është shuar në vitin 2013 (nuk është deklaruar asnjëherë) dhe një në pronësi të vajzës së tij i cili figuron ende aktiv (është deklaruar vetëm në vitin 2010).

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Xhavit Haliti

Nënkryetar në Kuvendin e Kosovës

Shiko profilin ››

Njëri  biznes nuk është deklaruar në vitin 2010, ndërsa një biznes  tjetër i themeluar në vitin 2007 është deklaruar për herë të parë në vitin 2012.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016