COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Ministri MASHT Fevzi Berisha Anëtar i këshillit drejtues të UP-së Anëtar i këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës 2015-10-01 LDK Ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2007 dhe në vitin 2010. Ka qenë anëtar i kryesisë së LDK-së Prej 2015 Deri 2016 Prishtinë
Kryeministri ZKM Fitim Krasniqi Sekretar i Sekretar i Përgjithshem Sekretar i përgjithshem në Qeverinë e Kosovës 2005-10-01 PDK I afërt me PDK. Në dosjen "Pronto" flitet se ka qenë bashkëpunëtor në punësimin e anëtarëve të PDK-së Prej 2005 Deri 2016
Ndërmarrje Publike Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi" Fitim Selimi Drejtor Drejtor Joekzekutiv 2010-01-01 PDK Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga koalicioni AAK-LDD në vitin 2013. Ka qenë ndër njerëzit kryesor të PDK-së në këtë komunë deri në këto zgjedhje Prej 2010 Deri 2014 Lipjan
Ndërmarrje Publike Ngrohtorja e Qytetit, Gjakovë Flamur Babalija Drejtor Drejtor Joekzekutiv 2012-09-15 AAK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Gjakovës në vitin 2009 Prej 2012 Deri 2014 Gjakovë
Ministri MD Florian Dushi Sekretar Ish-sekretar i përhershëm në MD 2009-08-03 LDK Është përfaqësues i LDK-së në KQZ prej vitit 2007 Prej 2009 Deri 2010 Prishtinë
Ministri MKRS Florim Kryeziu Udhëheqës Udhëheqës i divizionit për infrastrukturë sportive 2013-01-03 PDK Këshilltar komunal nga PDK në Suharekë. Anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Suharekë Prej 2013 Deri 2013 Suharekë
Ministri MASHT Florin Peci Kordinator Kordinator në Universitetin e Pejës 1899-12-30 LDK Këshilltar politik i Ministrit të Financave Avdullah Hoti. Prej 1899 Deri 2015 Mitrovicë
Ministri MPMS Gafurr Podvorica Drejtor Drejtor i Institutit për Politika Sociale 2009-04-10 PDK Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës në vitin 2007 Prej 2009 Deri 2014 Prishtinë
Ndërmarrje Publike Rajonale e Mbeturinave Ambienti Gani Luta Zyrtar Zyrtar i prokurimit 2004-12-22 AAK Përfaqeson nëndegën e AAK në fshatin Kapeshnicë Prej 2004 Deri 2014 Pejë
Ministri MKRS Gani Mehmetaj Drejtor Drejtor i KosovaFilm 2003-05-01 LDK Njëri nga themeluesit e LDK-së. Ka qenë i afërt me LDK-në Prej 2003 Deri 2013 Prishtinë

Hulumtime

Kopjo
Preview