COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës Komuna
Institucionet e Pavarura KOSTT Drita Konxheli-Radoniqi Drejtor i bordit Drejtor i bordit 2015-09-02 LDK Kandidate e LDK për deputete të Kosovës me 2014 Prej 2015 Deri 2016
Ministri MSH Drita Mekuli Drejtor Drejtoreshë e Repartit Endokrinologjik në QKUK 2012-08-06 AKR Kandidate për deputete nga E-15, grup që ka garuar në listën e AKR-së - 2010 Prej 2012 Deri 2014 Prishtinë
Ministri MASHT Driton Balaj Prodekan Prodekan për çështje mësimore 2016-03-15 LDK Ka qenë këshilltar i ministrit të ekonomisë dhe financave Haki Shatri në periudhën 2003-2007, ministër ky nga radhët e LDK-së. Ndërkohë Haki Shatri ka kaluar në AAK në vitin 2009. Prej 2016 Deri 2016 Prishtinë
Ministri MASHT Driton Fetaj Drejtor Drejtor për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Pejës 2013-03-01 LDD Kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Deçanit Prej 2013 Deri 2014 Deçan
Ministri MPB Driton Gashi Sekretar Sekretar i përgjithshëm në MPB nga viti 2014, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike MPB Tetor 2010 – qershor 2013 2013-06-05 PDK Ish-këshilltar i Zenun Pajazitit në MPB, anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë Prej 2013 Deri 2014 Prishtinë
Institucione të Pavarura Fondi I Kursimeve Pensionale Driton Qehaja Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2012-08-01 PDK Ish-këshilltar për ekonomi i kryeministrit Hashim Thaçi Prej 2012 Deri 2014 Prishtinë
Ndërmarrje Publike Kompania R. e Mbeturinave Pastërtia Dugagjin Etemi Kryeshef ekzekutiv Kryeshef ekzekutiv 2014-04-06 LDK Kryeshef ekzekutiv në Komun Ferizajt në vitin 2006 Prej 2014 Deri 2016
Ministri MPJ Edon Cana Konsull Konsull në Strasburg 2012-03-25 PDK Ka qenë këshilltar në Zyrën e Kryeministrit Thaçi Prej 2012 Deri 2014 Rahovec
Ndërmarrje Publike Posta e Kosovës Ejup Qerimi Kryeshef Kryeshef ekzekutiv (është shkarkuar më 01.10.2014) 2011-06-17 PDK Këshilltar në KK Gjilan në vitet 2002-2005. Ka deklaruar publikisht se që 10 vjet është pjesë e PDK-së. Dega e PDK-së së Gjilanit e ka propozuar për deputet në zgjedhjet e vitit 2014, por që nuk ka kandiduar Prej 2011 Deri 2014 Gjilan
Ministri MPB Ekrem Abazi Zyrtar Zyrtar për patent shofer 2003-03-01 LDD Këshilltar komunal në Komunën e Vitisë Prej 2003 Deri 2014 Viti

Hulumtime

Kopjo
Preview