Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.
Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.
Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.
Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.
Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.
Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.
Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.
Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.
Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.
Kategoria | Institucioni | Emri dhe mbiemri | Pozita | Përshkrimi i pozitës | Data e emërimit | Partia | Lidhja me partinë | Perioda e punës |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ministri | MASHT | Bejtush Gashi | Dekan | Dekan i akademisë Kosovës për Siguri Publike Fakullteti i Sigurisë Publike | 2016-10-21 | AKR | Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AKR-së në vitin 2014. Ka qenë zëvendësministër i MSFK-së. | Prej 2016 Deri 2016 |
Ministri | MF | Bekim Jupa | Drejtor | U.d drejtori i Lojërave të Fatit në ATK | 2016-04-01 | PDK | Anëtar i degës së PDK-së në Gjakovë. Në vitin 2013 është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. | Prej 2016 Deri 2016 |
Ministri | MASHT | Bekim Samadraxha | U.d Drejtor | U.d Drejtor i departamentit të arsimit të lartë | 2012-12-03 | LDK | Këshilltar komunal në Komunën e Malishevës në vitin 2009 | Prej 2012 Deri 2014 |
Ministri | MASHT | Beqir Sadikaj | Anëtar i këshillit drejtues të UP-së | Anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së | 2016-02-12 | PDK | Ka qenë kandidat për deputet më 2014. | Prej 2016 Deri 2016 |
Ministri | MASHT | Besa Berberi | Anëtare e bordit në universitetin e Pejës | Anëtare e bordit në Universitetin e Pejës | 2016-10-01 | VV | Ka qenë kandidate për deputete nga VV në zgjedhjet nacionale të vitit 2010 dhe 2014 | Prej 2016 Deri 2016 |
Ministri | MASHT | Besfort Rrecaj | Prodekan | Prodekan për çështje mësimore në Fakultetin Juridik | 2016-10-01 | PDK | Në periudhën Mars 2011-Prill 2013, ka qenë këshilltar politik i Ministres për Integrime Evropiane Vlora Çitaku. | Prej 2016 Deri 2016 |
Ministri | MTI | Besian Mustafa | Drejtor | Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) | 2015-04-29 | LDK | Është parë në një takim zyrtar të degës së IV të LDK-së në Prishtinë. Është djali i ish-aktivistit të LDK-së Xhemail Mustafa | Prej 2015 Deri 2016 |
Ministri | MSH | Besim Guda | Kryeshef | U.d kryeshef në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan | 1899-12-30 | LDK | Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDD-së në vitin 2010. Ka qenë kandidat për asamble komunale në komunën e Gjilanit në vitin 2009. Është zgjedhur asamblist në Komunën e Gjilanit në vitin 2007. Në rrjete sociale shihet se është mik i ministrit Imet Rrahmani dhe ka foto të publikuara me të edh | Prej 1899 Deri 2016 |
Ministri | MASHT | Besim Kurti | Drejtor departamenti | Drejtor për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Mitrovicës | 2014-05-02 | LDK | Ke qenë këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Mitrovicës gjatë viteve 2007-2010 dhe mandatin e dytë 2011-2013. Kandidat për këshilltar komunal në vitin 2013. | Prej 2014 Deri 2016 |
Institucionet e Pavarura | Zyra e Rregullatorit për Energji | Besim Sejfijaj | Anëtar i bordit | Anëtar i bordit | 2015-12-14 | LDK | Ishkryetar i degës së LDK në Deçan, anëtar i Kuvendit Qendror të LDK | Prej 2015 Deri 2015 |