COHU

Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës
Ndërmarrje Publike KUR Prishtina Bajram Jashari Drejtor Drejtor 2008-12-24 PDK Kandidat për kreun e PDK-së në Prishtinë Prej 2008 Deri 2014
Ministri MASHT Bajram Kosumi Rektor Rektor në Universitetin e Gjilanit 2015-09-25 PDK Ka qenë kandidat për deputet në listën e PDK-së në zgjedhjet e vitit 2010. Ka qenë deputet nga radhët e AAK-së (13.12.2007 - 03.11.2010). Prej 2015 Deri 2015
Ministri MSH Bajram Shaqiri Kryeshef i Departamentit Kryeshef i Departamentit 2013-07-15 PDK Është zgjedhur këshilltar komunal në Komunën e Gjilanit në zgjedhjet e vitit 2007. Ka qenë gjithashtu kandidat për këtë post edhe në zgjedhjet e vitit 2009. Ka marrë pjesë në shumë takime të degës së PDK-së në Gjilan Prej 2013 Deri 2015
Institucionet e Pavarura Agjencia Kosovare e Privatizimit Bajram Zejnullahu Drejtor i bordit Drejtor i bordit 2015-12-15 PDK Deputet i Kuvendit të Kosovës 2016-2017 nga PDK Prej 2015 Deri 2015
Ndërmarrje Publike Ndermarrja Publike Banesore, Prishtine Banush Pacolli Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2009-04-29 AKR Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 Prej 2009 Deri 2012
Ministri MF Bashkim Shala Drejtor Drejtor në njësinë e Auditimit të Brendshëm në ATK 2005-07-01 LDK Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Prej 2005 Deri 2014
Ministri MSH Basri Lenjani Drejtor Drejtor i qëndres emërgjente në QKUK 2005-10-01 LDD Ka qenë kandidat për deputet nga LDD në vitin 2007 dhe kandidat nga AAK në vitin 2014. (Aktivistet e LDD-së kanë konkurruar në listën e AAK-së në zgjedhjet e vitit 2014) Prej 2005 Deri 2014
Ministri MMPH Bedri Halimi Kryeinspektor Kryeinspektor 2008-11-17 PDK Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Kandidat për deputet në vitin 2014 Prej 2008 Deri 2014
Institucionet e Pavarura Banka Qendrore e Kosovës Behxhet Brajshori Dekan Dekan në UPZ 2015-06-15 LDK Ish-ministër i Kulturës, ish-deputet 2004-2007 nga LDK Prej 2015 Deri 2015
Ministri/Up MASHT Behxhet Brajshori Dekan Dekan në UPZ 2011-10-01 LDK Kandidat për deputet në vitin 2010. Zv.ministër i MSFK. Zv.ministër në MEF. Deputet në Kuvendin e Kosovës. Ministër në MKRS Prej 2011 Deri 2014

Hulumtime

Kopjo
Preview