Patronazhi Politik

Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.

Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.

Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.

Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.

Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.

Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.

Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.    

Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri  total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.

Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.

 

Filtro sipas:

Loading...

Numri i zyrtarëve të lartë publik me prapavijë të qartë partiake - sipas subjekteve poltike

Shkarko si Excel
Kategoria Institucioni Emri dhe mbiemri Pozita Përshkrimi i pozitës Data e emërimit Partia Lidhja me partinë Perioda e punës
Institucione të Pavarura Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale Ahmet Tmava Kryesues Kryesues 2010-01-28 PDK Ish-kryetar i degës s PDK-së në Mitrovicë Prej 2010 Deri 2014
Ministri/Up MASHT Alberta Troni Prodekan Prodekane në Fakultetin e Artëve 2012-10-01 LDK Ka qenë kandidate e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010. Gjithashtu ka qenë këshilltare e ministrit të kulturës Valton Beqiri në vitin 2010 Prej 2012 Deri 2014
Ndërmarrje Publike Kompania R. e Ujësjellsit Hidromorava Ali Arifi Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2015-10-30 PDK Kandidat I PDK për këshilltar komunal në Gjilan me 2009 Prej 2015 Deri 2016
Ministri Ministria e Bujqesise Pylltarise dhe Zhvillimit rural Ali Buzhala Drejtor Drejtor Agjencia Pyjore e Kosoves 1899-12-30 PDK Ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në aktivitetet elektorale të PDK-së Prej 1899 Deri 2016
Ministri MPJ Ali Kamberi Konsull Konsull i Ambasdës së Kosovës në Ankrara 2013-11-01 PD Kandidat për deputet në vitin 2010. Kandidat për Këshilltar komunal në komunën e Prishtinës me 2009 dhe 2007 Prej 2013 Deri 2014
Ministri MSH Ali Sadriu Drejtor Drejtor i QKUK-së 2009-11-04 LDK Ka qenë Ministër për Ekonomi dhe Financa në periudhën 2002-2004, deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturat I, II, IV Prej 2009 Deri 2010
Ministri MASHT Alush Istogu Drejtor Drejtori i Arsimit Parauniversitar. 2008-04-09 PDK Ka qenë drejtor i arsimit në Komunën e Drenasit dhe kandidat për Këshilltar komunal në Drenas nga Iniciativa Qytetare e Bashkuar Prej 2008 Deri 2014
Ministri MASHT Alush Musaj Rektor Rektor i Universitetit të Mitrovicës 1899-12-30 PDK Ka qenë sekretari degës së PDK-së në Mitrovicë. Ka qenë drejtor i inspeksionit në mandatin e Bajram Rexhepit si kryetar i Komunës së Mitrovicës. Prej 1899 Deri 2016
Ndërmarrje Publike Kompania R. Ujësjellsit Prishtina Amir Gashi Kryesues i Bordit Kryesues i bordit 2015-10-30 PDK Anëtar i PDK dega në Prishtinë Prej 2015 Deri 2016
Institucionet e Pavarura KOSTT Anita Cucovic Anëtar i bordit Anëtar i bordit 2015-09-02 VAKAT Kandidate e VAKAT për deputete të Kuvendit të Kosovës me 2014 Prej 2015 Deri 2016

Hulumtime

Kopjo
Preview