Qëllimi i “Open Data dhe Statistical Visualization” i organizatës Ҫohu! është të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të përfshirë në monitorimin, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit politik në Kosovë.
Kjo data-bazë online është e ndarë në gjashtë pjesë.
Pjesa e parë e data-bazës përmban të dhënat empirike mbi përfitimet nga tenderët publikë të donatorëve të pesë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK dhe AKR). (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Pjesa e dytë e data-bazës paraqet pasqyrat financiare të pesë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK dhe AKR). (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Pjesa e tretë e data-bazës përfshinë të dhëna mbi nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politike – politizimin e institucioneve publike (pozitat e larta publike) nga anëtarë të partive politike. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Pjesa e katërt përshinë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Pjesa e pestë përfshinë të dhënat e industrisë nxjerrëse të gurit, rërës dhe zhavorrit, ku janë paraqitur të dhënat mbi licencat e lëshuara dhe rastet ilegale të identifikuara. Këto të dhëna janë të paraqitura edhe në formë vizuale ku për çdo lokacion janë vendosur informata të detajuara të kompanive/personave që ushtrojnë veprimtarinë në ato lokacione. (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Pjesa e gjashtë përshinë databazën që për qëllim ka pasur monitorimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori për katër kapituj të kodit penal (Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës (neni 147 KPRK), Kapitulli XXI - Veprat penale kundër martesës dhe familjes, Kapitulli XXIV – Krimi i organizuar, Kapitulli XXXIV –Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare). (Për më shumë rreth kësaj pjese shih këtu)
Kjo data-bazë është një mjet online i cili lejon navigimin e hapur dhe të pa censuruar. Si e tillë, kjo data-bazë është lëshuar në përdorim me licencën më të hapur, ku me termin HAPUR nënkuptohet që “kushdo mundet në mënyrë të lirë të ketë qasje, të modifikojë, dhe të shpërndajë për çfarëdo qëllimi (përderisa i përmbahet kërkesave për të treguar prejardhjen dhe të lejojë qasje të lirë).
Data-baza do të popullohet me të dhënat të reja nga fushat e lartpërmendura në mënyrë sistematike kur këto të dhëna do të jenë të qasshme për organizatën Çohu!.
Po ashtu, data-baza në muajt në vijim do të plotësohet edhe me të dhënat të tjera si p.sh. 1) Parashkrimin e lëndëve penale; 2) Monitorimin e trendit të numrit të përdoruesve dhe të të hyrave nga fusha e telekomunikacionit me theks të veçantë nga telefonia mobile dhe të internetit; 3) Nivelin e shkatërrimit të lumenjve si pasojë e nxjerrjes në mënyrë të pakontrolluar të rërës dhe zhavorrit nga kompani të palicencuara, si dhe; 4) Nivelin e degradimit të pyjeve të Kosovës si pjesë e prerjes së pakontrolluar.
Kjo data-bazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH, dhe ka për qëllim të shërbej si një mjet i qasshëm dhe i hapur për të monitoruar përfitimet në vlera monetare të financuesve të partive politike nga tenderët publik.
Data-baza përmban të dhëna rreth përfitimeve të financuesve të pesë partive politike në vend: Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizjen Vetëvendosje! (LVV), Aleancën për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK) dhe Aleancën Kosova e Re (AKR).
Në këtë databazë janë përfshirë personat fizikë dhe juridikë të cilat kanë financuar këto parti politike me të holla ose në kontribute të natyrës në mall dhe shërbime. Kjo e dhënë është nxjerrë nga pasqyrave financiare vjetore dhe shpenzimet zgjedhore për vitet 2009-2012, të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor - KQZ.
Në kuadër të saj, data-baza përmban këto të dhëna: personin fizikë dhe juridikë që ka dhënë mjete për subjektin politik, vendin ku i ka dhënë këto mjete, vlerën e donacionit që e kanë dhënë, partinë të cilës ia kanë dhënë këtë donacion, vitin e përfitimit të donacionit, vlerën e tendërve që këta donatorë i kanë marrë në institucione, institucionin ku janë marrë këta tenderë.
Për krijimin e kësaj databaze është krijuar një listë me bizneset të cilat kanë dhënë donacion për partitë politike përfshirë këtu edhe pronarët e bizneseve të cilët në mënyrë individuale kanë financuar këto parti politike. Të dhënat për bizneset që janë në pronësi të donatorëve të partive politike janë hulumtuar duke krahasuar numrat personal, të cilët janë deklaruar në raportet e auditimit, me databazën e regjistrit të bizneseve në ARBK.
Po ashtu, janë analizuar rreth 700 kontrata të nënshkruara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ish-Ministria e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit (MTPT) dhe Ministria e Infrastrukturës (MI) për periudhën kohore gusht 2007- maj 2014. Nga këto të dhëna janë nxjerrë informacione rreth kompanive që kanë fituar tenderë të cilat të dhëna janë krahasuar me të dhënat nga regjistri i bizneseve në ARBK, për të identifikuar pronarët e kompanive përfituese të tenderëve publikë.
Pas popullimit të databazës me të dhëna e lartcekura, është bërë krahasimi me të dhënave e raporteve të auditimit të KQZ-së, për të krijuar kështu një pasqyrë të plotë të përfitimeve të tenderëve publik nga financuesit e partive politike nga tri autoritete kontraktuese të përmendura më lartë (MASHT, ish-MTPT, dhe MI).
Nga të dhënat e raporteve të auditimit të KQZ-së, dhe nga kontratat e nënshkruara nga autoritetet kontraktuese, është gjetur se 35 kompani ( 18 financuese si subjekte juridike dhe 17 si subjekte fizike) që kanë financuar pesë partitë politike kanë marrë rreth 173 milionë euro përmes 147 tenderëve nga këto tri ministri.
Gjithashtu është bërë edhe një kërkim shtesë bazuar në një mostër me përzgjedhje të rastësishme për bizneset që kanë financuar pesë partitë politike nga ku është gjetur se 52 kompani ( 10 financues si subjekte juridike dhe 42 si subjekte fizike) kanë përfituar rreth 46 milionë euro përmes 295 tenderëve nga institucione tjera publike.
Në total, kjo data-bazë përmban të gjetura se subjektet juridike dhe fizike të cilat kanë financuar partitë politike kanë marrë 442 tenderë duke përfituar mbi 220 milionë euro.
Databaza mbi pasqyrat financiare të gjashtë partive politike kryesore në vend (PDK, LDK, LVV, AAK, Nisma dhe AKR), paraqet në rend të parë digjitalizim të pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit për periudhën kohore 2009-2016, të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kjo databazë përmban vetëm të hyrat e këtyre partive politike dhe në të nuk paraqiten edhe shpenzimet.
Databaza përmban të gjitha pasqyrat financiare vjetore (2009-2016) si dhe raportet e auditimit të shpenzimeve të fushatave zgjedhore (zgjedhjet lokale të vitit 2009, zgjedhjet nacionale të vitit 2010, si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të vitit 2009 për Komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut)
Databaza mbi pasqyrat financiare të partive politike (2009-2016), krahas vizualizimit të të dhënave nga raportet e KQZ-së, lejon edhe kërkimin manual për secilin subjekt juridik dhe fizik përkitazi me shumën apo kontributin e dhënë për secilën nga pesë partitë politike të lartpërmendura.
Kjo databazë është e lidhur edhe me databazën: “Rrjetëzimi i lidhjeve të biznesit me politikën”, përmes së cilës lejohet kërkim shtesë rreth përfitimeve monetare të financuesve të partive politike. Filtrat në anën e majtë të databazës lejojnë kërkim shtesë përkitazi me katër aspekte të ndryshme por të ndërlidhura në mes vete dhe të cilat ofrojnë mundësi për të parë përfitimet nga tenderët publikë të financuesve të pesë partive politike (PDK, LDK, LVV, AAK, Nisma dhe AKR).
*Shënim – Të dhënat për bizneset në pronësi të financuesve si persona fizik për periudhën 2009-2012 janë marrë nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit gjatë vitit 2014, ndërsa të dhënat për financuesit gjatë periudhës 2013-2016 janë marrë gjatë vitit 2019.
Kjo databazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – QKGH. Qëllimi i kësaj databaze është që të tregojë nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik - politizimin e institucioneve publike të Kosovës nga anëtarë dhe militantë të partive politike - si dhe të monitorojë në vazhdimësi trendin e këtij politizimi.
Databaza është publikuar për të shërbyet si një mjet online në shërbim të gazetarëve, hulumtuesve dhe të interesuarve tjerë për të analizuar apo edhe për të përcjellë trendin e politizimit të institucioneve publike.
Databaza përmban këto të dhëna: Emrin dhe mbiemrin e zyrtarit, institucionin ku punon, pozitën, përshkrimin e pozitës, datën e emërimit, partinë politike të cilës i takon, lidhjen konkrete me partinë politike, vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit ndër vite dhe komuna nga cilat vijnë zyrtarët.
Përmes kësaj databaze mund të filtrohen të dhëna të ndryshme dhe të shihet politizimi në secilin institucion veç e veç, cilat pozita janë më së shumti të politizuara, cila parti është më e shtrirë në secilin institucion, trendin e shtirjes së patronazhit ndër vite si dhe analiza dhe krahasime të tjera.
Këto të gjetura, përkatësisht krijimi i kësaj databaze është bërë pasi janë kontrolluar regjistrat e deklarimit të pasurisë të 2 mijë e 132 zyrtarëve të lartë publik, të cilët janë punësuar përmes konkurseve publike. Nga ky numër janë gjetur të dhëna faktike se 249 zyrtarë të lartë publik kanë lidhje direkte/zyrtare me partitë politike.
Kriteret për ta përcaktuar përkatësinë partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: a) zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik; b) zyrtari të ketë rezultuar se ka qenë ose është anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që; c) zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve.
Për të arritur në këtë përfundim, pra të konstatimit të lidhjes partiake të një zyrtari të lartë publik me një parti politike, Preportr, ka krahasuar emrat e 249 zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat zgjedhore lokale të vitit 2013; d) në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike rreth anëtarëve të këshillave drejtuese dhe të degëve të partive politike.
Të dhënat e siguruara për lidhjet partiake të 249 zyrtarëve të lartë publik kanë pikë referente vitin 2010, kur edhe ka filluar publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Pra, numri total prej 249 zyrtarëve të lartë publik që gjenden në këtë databazë dhe që janë gjetur të dhëna faktike që vërtetojnë prapavijën partiake të tyre vlen vetëm për zyrtarët që i kanë marrë postet nga viti 1999 dhe të cilët kanë vazhduar të punojnë të paktën deri në vitin 2010. Ndërsa, të gjithë ata zyrtarë të lartë publik me prapavijë partiake që mund të jenë punësuar që nga viti 1999 dhe që kanë ushtruar funksionin vetëm deri në vitin 2009, ka qenë e pamundur të identifikohen dhe të përfshihen në këtë hulumtim. Kjo për arsye të pamundësisë së verifikimit të emrave që kanë qenë të punësuar në pozitat ekuivalente duke qenë se regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik janë bërë publike nga viti 2010.
Kjo databazë reflekton gjendjen përkitazi me politizimin e institucioneve publike deri në fund të viti 2014. Çohu dhe QKGH, do të vazhdojnë të përditësoj këtë databazë me të dhëna të reja në fillim të vitit 2016.
Kjo platformë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe ka për qëllim të shërbej si një mjet informues për këdo që ka interesim mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit.
Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot. Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash. Kriteri themelor për përfshirjen në hulumtim ka qenë që këta individë të klasifikimeve të mësipërme, të kenë qenë të paraparë për të deklaruar pasurinë në së paku tri vite.
Problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në 21 problematika që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve.
Të dhënat e vizuelizuara janë të ndara në pesë kategoritë kryesore të regjistrave të deklarimit, ku për secilën kategori janë paraqitur problematikat e gjetura me rastet individuale për çdo zyrtar.
Për secilën problematikë tregohet numri i rasteve të gjetura dhe përshkrimi për secilin rast së bashku me regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve.
Gjithashtu në platformën online është edhe lista e të gjithë zyrtarëve të shqyrtuar ku për secilin nga ta janë të përmbledhura detaje nga regjistrat dhe të gjeturat e hulumtimit.
Qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë është të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë.
Problematikat e identifikuara dhe paraqitja jo e saktë e të dhënave pamundëson vërtetësinë e krijimit të pasurive të reja.
Ky fenomen nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse në tri rrafshe:
a) Ose zyrtarët e lartë publikë të obliguar për të deklaruar pasurinë, nuk janë duke e bërë mirëfilli këtë obligim ligjor me shkas për të fshehur pasurinë e tyre të cilën mund ta kenë krijuar në mënyrë të paligjshme;
b) Ose zyrtarët gabojnë me rastin e paraqitjes së të dhënave të tyre dhe AKK-ja nuk merret me verifikimin e saktësisë së të dhënave;
c) Ose AKK-ja vërtetë ka shumë mangësi në ushtrimin e funksionit të saj dhe paqartësi në mandatin e saj, si nga aspekti i mungesës së kuadrove profesional që janë të thirrur për të vërejtur këto mangësi, ashtu edhe në aspektin e ushtrimit të kompetencave ligjore të cilat mund edhe të mos jenë të mjaftueshme.
Kjo data-bazë është krijuar nga organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese -Preportr - dhe ka për qëllim të shërbejë si një mjet i qasshëm dhe i hapur për përdorim për të gjithë të interesuarit mbi degradimin e ambientit në Kosovë përmes industrisë nxjerrëse.
Databaza është e ndarë në dy pjesë:
Pjesa e parë: Të dhënat në formë tabelare të cilat përfshijnë informata të detajuara (lokacioni ku ka ndodhur operimi, operatorët ekonomik, pronarët e OE, lloji dhe koha e aktivitetit dhe lidhja potenciale me politikën) mbi:
a) Operimet ilegale të nxjerrjes së rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë nga viti 2009 deri në vitin 2018;
b) Të gjitha licencat që ka lëshuar Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale për periudhën 2015- 2018 të cilat përfshijnë edhe licencat që kanë qenë aktive pas vitit 2015 e janë lëshuar para vitit 2015.
Pjesa e dytë: Hartën interaktive të vizualizuar e cila përmban:
a) Sipërfaqen e degraduar të lumenjve në Kosovë ku në disa raste janë paraqitur foto që tregojnë degradimin e tyre;
b) Lokacionet ku janë evidentuar operimet ilegale të kompanive/personave fizik të nxjerrjes së rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë. Për çdo lokacion janë paraqitur detajet për numrin e operimeve, foto dhe detaje tjera;
c) Lokacionet ku janë lëshuar licencat për nxjerrjen e rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë. Për çdo lokacion janë paraqitur detajet për numrin e licencave, foto dhe detaje tjera.
“Open Justice” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data dhe Statistical Visualization” dhe për qëllim ka të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të përfshirë në monitorimin, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit politik në Kosovë.
Platforma “Open Justice” është produkt i projektit “Open Justice” financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i cili është implementuar nga Organizata ÇOHU! në bashkëpunim me CSD. Projekti për qëllim ka pasur monitorimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori për katër kapituj të kodit penal (Kapitulli XIV – Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës (neni 147 KPRK), Kapitulli XXI - Veprat penale kundër martesës dhe familjes, Kapitulli XXIV – Krimi i organizuar, Kapitulli XXXIV –Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare).
Qëllimi i fokusimit në kapitujt e tillë të veprave penale është monitorimi i lëndëve të caktuara si lëndë për trajtim me prioritet, rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krahasimi me veprat tjera penale të karakterit sensitiv, ato kundër dhunës në familje dhe kundër të drejtave të njeriut.
Kjo platformë është e ndarë në tri pjesë:
Pjesa e parë përmban të dhënat nga prokuroritë për statusin e lëndëve për vitet 2015, 2016, 2017 dhe gjashtëmujorin e parë të 2018.
Pjesa e dytë përmban të dhënat nga gjykatat për statusin e lëndëve për vitet 2015, 2016, 2017 dhe gjashtëmujorin e parë të 2018.
Pjesa e tretë përmban të gjeturat nga monitorimi direkt i seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.
Kjo data-bazë është një mjet online i cili lejon navigimin e hapur dhe të pa censuruar. Si e tillë, kjo data-bazë është lëshuar në përdorim me licencën më të hapur, ku me termin HAPUR nënkuptohet që “kushdo mundet në mënyrë të lirë të ketë qasje, të modifikojë, dhe të shpërndajë për çfarëdo qëllimi (përderisa i përmbahet kërkesave për të treguar prejardhjen dhe të lejojë qasje të lirë).
Data-baza do të popullohet me të dhënat të reja nga fushat e lartpërmendura në mënyrë sistematike kur këto të dhëna do të jenë të qasshme për organizatën Çohu!.
“Open Justice” is an online tool that operates within “Open Data and Statistical Visualisation” platform, it’s purpose is to provide open and easily accessible use of data for researcher, journalists, civil society members as well as other stakeholders involved in monitoring, preventing and combating political corruption in Kosovo.
“Open Justice” platform is a product of “Open Justice” an EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo, the project has been implemented by Organization for Democracy, Anticorruption and Dignity, Çohu! and Communication for Social Development (CSD).
The purpose of the project was to monitor cases in courts and prosecutors for four chapters of the criminal code (Chapter XIV- Criminal offenses against the constitutional order and security of Kosovo (Article 147), Chapter XXI- Criminal offenses against marriage and family, Chapter XXIV- Organized crime, Capter XXXIV- Criminal Offenses against Official Corruption and Officials).
The reason behind the said focus is to monitor certain cases of priority, cases of corruption and organized crime, as well as their comparison with cases of sensitive character, such as domestic violence or breach of human rights.
This platform is devided into three parts:
The first section contains the data from prosecutions on the status of cases for the years 2015,2016,2017 and the first six months of 2018
The second section contains data from courts on the status of cases for the years 2015,2016,2017 and the first six months of 2018.
The third section contains findings from direct monitoring of court hearings in the Basic Court in Prishtinë/Priština, Gjilan/Gnjilane and Mitrovicë/Mitrovica.
This data-base is an online tool that allows open and uncensored navigation. As such, this data base is released for use with the most open license, where the term OPEN implies that "anyone can freely access, modify, and distribute for any purpose (while complying with the requirements for show the origin and allow free access).
The database will be update with new data from the above mentioned fields systematically when these data will be accessible to the Cohu Organization.