Lista e zyrtarëve « Ballina
Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot. Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash. Kriteri themelor për përfshirjen në hulumtim ka qenë që këta individë të klasifikimeve të mësipërme, të kenë qenë të paraparë për të deklaruar pasurinë në së paku tri vite.
Më poshtë mund të gjeni profilet me të gjeturat e hulumtimit për secilin zyrtar.