Shpërputhje në mes të hyrave dhe parave të gatshme

« Kthehu

Nga problemet që mund të shërbejnë si referencë për komentim të shumanshëm të procesit të deklarimit të pasurisë në kuptim të efikasitetit të parandalimit të pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve të lartë publikë, është edhe problemi i shpërputhjes në mes të të hyrave dhe parave të gatshme të mbajtura në llogari bankare. Nga hulumtimi ynë kemi hasur gjithsej 9 raste me karakteristikat e tilla, të cilat në formën se si janë deklaruar në mënyrë logjike nuk mund të klasifikohen ndryshe përveçse si gabime të paqëllimshme, ose si fshehje direkte e të hyrave të paarsyetuara.

Lutfi Haziri

Deputet dhe Kryetar i KK Gjilan

Shiko profilin ››

Zyrtari paratë e gatshme i ka deklaruar me dallime të mëdha ndër vite. Dallimi në mes vitit 2011 dhe 2012 në para të gatshme është 83,400 euro më shumë në vitin 2012. Nëse shikohen të hyrat e vitit 2011 që kanë vlerën 30,000 euro (të hyra për të gjithë familjen), shihet që të hyrat janë në shpërputhje me kursimet. Po ashtu dallimi në para të gatshme në mes vitit 2015 dhe 2016 është 93,223 euro më shumë në vitin e fundit. Edhe në këtë rast të hyrat në vitin 2015 janë shumë më të ulëta se sa kursimet.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Në vitin 2015 zyrtari ka deklaruar 81,063 euro më shumë se në vitin 2014. Mesatarja e të hyrave për vit e zyrtarit dhe familjarëve të tij asnjëherë nuk ka arritur  vlerën e 30,000 eurove.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Zyrtarja në vitin 2013 ka deklaruar para të gatshme afërsisht 47,000 euro më shumë se në vitin 2012. Të hyrat vjetore në vitin 2012 të zyrtares dhe familjes së saj janë 34,478 euro ndërsa në vitin 2013 kanë pasur të hyra rreth 46,076 euro. Domethënë më të larta dalin të jenë kursimet sesa të hyrat vjetore të tyre.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Në vitin 2012 zyrtari ka deklaruar para të gatshme 72,000 euro ( të të gjithë familjarëve)  më shumë se në vitin 2011. Në vitin 2011 të hyrat e zyrtarit dhe anëtarëve tjerë të familjes kanë qenë 49,680 euro. Dallimi në mes kursimeve dhe të hyrave është 22,320 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Paratë e gatshme të deklaruara kanë dallime të mëdha ndër vite. Nga 122,000 euro të deklaruara në vitin 2011, në vitin 2013 janë deklaruar 56,191 euro, ndërsa nga 56,191 euro të deklaruara në vitin 2014, në vitin 2015 janë deklaruar 160,804 euro. Diferenca në mes dy viteve është 104,613 euro. Të hyrat vjetore të deklaruara nga zyrtari asnjëherë nuk e kanë tejkaluar vlerën e 43,000 eurove.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Para të gatshme në vitin 2011 janë deklaruar 40,000 euro më shumë se në vitin paraprak. Të hyrat vjetore për këtë vit kanë qenë 27,200 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013

Dallimi i kursimeve nga viti 2010 deri në vitin 2011 është 17,356 euro. Të hyrat për vitin 2010 nuk janë deklaruar, por nëse llogaritim të hyrat e njëjta që zyrtari përfiton nga pozita e njëjtë në vitin 2011, del që ky zyrtar të hyrat për dy vite i ka pasur diku rreth 9,336 euro, pra 8,020 euro më pak se kursimet.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201320142015

Ramadan Muja

Kryetar në KK Prizren

Shiko profilin ››

Dallimi në paratë e gatshme nga viti 2010 deri në 2016 është 95,816 euro. Të hyrat gjatë kësaj periudhe janë 127,210 euro.  Sipas kësaj del që janë shpenzuar 31,394 euro për 7 vite me mesatare 373 euro në muaj (në total të të hyrave janë llogaritur edhe të hyrat e bashkëshortes së zyrtarit).

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Në vitin 2012 ka deklaruar 3,623,303 euro më shumë se në vitin 2011. Të hyrat vjetore të zyrtarit në vitin 2011 janë rreth 550,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2011201220132015