Një problem i theksuar dhe i shprehur në 9 raste të ndryshme të zyrtarëve të lartë publikë nga të gjeturat tona, është edhe ky i paqartësive në deklarimin e të hyrave. Konkretisht, ky problem lidhet me mungesën e të dhënave themelore mbi llojin e të hyrave, për shkak të deklarimit të pozitave ndaras dhe të hyrave në total, pastaj për shkak të deklarimit të të hyrave pa deklaruar burimin etj.
Paqartësitë e deklarimit të të hyrave
Tek te hyrat vjetore në dy vitet e fundit ka deklaruar shuma me shpjegimin shitblerje por pa specifikuar për çka është fjala.
Në vitin 2010 ka thënë se paguhet edhe nga disa burime të tjera përveç Gjykatës por nuk ka deklaruar vlera.
Në disa vite zyrtari ka deklaruar të gjitha të hyrat në një shumë, pra pa i ndarë në burime duke u justifikuar që ka vetëm një xhirollogari.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Në vitin 2013 zyrtari ka deklaruar 96,000 euro të hyra nga Kuvendi i Kosovës, që i bie të jetë mesatarja 8,000 euro pagë mujore. Gjithashtu në vitin 2013 janë deklaruar të hyra 10,000 euro nga kursimet familjare pa e specifikuar se nga çfarë kursime.
Zyrtari në shumicën e rasteve të hyrat personale i ka deklaruar në vlera të të hyrave vjetore. Për këtë ka qenë shumë e vështirë që për të hyrat e pjesës tjetër të familjes të dihet se a janë të hyrat vjetore apo mujore.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Në vitin 2014, zyrtari ka deklaruar të hyra vjetore 60,000 euro nga biznesi, por në asnjë vit, asnjë nga bizneset e deklaruara nuk është deklaruar në pronësi të zyrtarit.
Gjithashtu te të hyrat e familjarëve në secilin vit janë deklaruar të hyra nga biznesi, por pa specifikuar se nga cili biznes.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201020112013201420152016Zyrtari në dy vite ka deklaruar të hyra nga bujqësia, pa treguar se si i përfiton ato.
Te të hyrat e familjarëve për tri vite ka deklaruar 110,000 euro të hyra nga biznesi. Ky biznes nuk është deklaruar asnjëherë te pjesa e formularit për posedim të aksioneve në shoqëri komerciale.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
20102011201220132016