Paqartësia në deklarimin e parave të gatshme

« Kthehu

 

Janë tre zyrtarë të cilët në regjistrat e deklarimit të pasurisë nuk i kanë deklaruar qartë paratë e gatshme. Në disa raste nuk janë deklaruar institucionet financiare e në raste të tjera nuk është deklaruar shuma e saktë e parave të gatshme.

Hajredin Kuçi

Zv. Kryeministër dhe Ministër

Shiko profilin ››

Zyrtari ka deklaruar në mënyrë shumë të paqartë paratë e gatshme të mbajtura në Institucione Financiare.

Në vitin 2013 ka deklaruar p.sh 2,500 euro kursime të fëmijëve dhe thotë se janë dallim nga viti i ardhshëm. Nuk është e qartë se a e ka deklaruar vetëm dallimin nga viti në vit, pra paratë e shtuara, apo ka deklaruar gjendjen e llogarisë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Shukri Buja

Kryetar KK Lipjan dhe Deputet

Shiko profilin ››

Në vitin 2011 dhe 2013 ka deklaruar 13 mijë euro para të gatshme, por te institucioni financiar në të cilin mbahen paratë ka deklaruar: “Stublla’ borgj për Gurë”, gjë e cila nuk kuptohet se a është detyrim financiar i zyrtarit ndaj kompanisë apo anasjelltas.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132016

Enver Hasani

Kryetar në Gjykatën Kushtetuese

Shiko profilin ››

Në vitin 2010 ka deklaruar para të gatshme në dy institucione financiare, por në dy rastet nuk e ka dhënë shifrën e saktë të parave, duke i deklaruar si shuma “të përafërta”.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112012201320142015