Mos deklarimi i vlerës së pasurisë nga ana e zyrtarëve e pamundëson matjen e pasurisë së tyre. Problem ende më i madh është deklarimi ndryshe i vlerës së pasurisë ndër vite. Ka raste kur i njëjti zyrtar ka deklaruar të njëjtën pronë me vlera aspak të përafërta në vite të ndryshme gjë e cila realisht është e pamundur të ndodhë. Në hulumtimin tonë janë evidentuar plot 22 raste të kësaj natyre që qartazi flet për deficitin e procesit të deklarimit të pasurisë si masë në saktësinë e të dhënave të deklaruara.
Mos deklarimi i vlerës së pasurisë apo deklarimi ndryshe ndër vite
Pasuritë e paluajtshme janë deklaruar ndryshe nga viti në vit. Vlera e pasurive të bashkëshortit është deklaruar duke llogaritur kursin e valutës të vendit ku gjenden ato. Pasuritë e prindërve janë deklaruar vetëm deri në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2015 është deklaruar vetëm një pasuri e prindërve e cila nga vlera 25,000 euro është deklaruar në vlerë 86,000 euro. Nga pesë pasuritë e deklaruara në vitin 2014 në pronësi të bashkëshortit, nga viti 2015 janë deklaruar vetëm tri dhe nuk është dhënë ndonjë shpjegim se çfarë ka ndodhur me dy njësitë e tjera.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201120122013201420152016Gjatë viteve 2011-2015 tri nga pesë njësitë janë deklaruar në pronësi të përbashkët. Dy nga këto në vitin 2016 janë deklaruar me sipërfaqe dhe vlerë më të vogël dhe në pronësi të prindërit. Një nga këto nuk është deklaruar fare në vitin 2016 dhe nuk është shpjeguar pse.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201120122013201420152016Një tokë trashëgimi nga familja në vitin e parë është deklaruar me sipërfaqe 2 ha në vlerë 300,000 euro, të njëjtën në vitet 2011-2014 e ka deklaruar në sipërfaqe 10 ha në vlerë 600,000 euro, dhe përsëri në dy vitet e fundit me sipërfaqe 2ha në vlerë 300,000 euro.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Pasuria e paluajtshme është deklaruar me shumë dallime ndër vite. Disa nga pasuritë në fillim janë deklaruar si pasuri të veçanta ndërsa në vitet tjera janë deklaruar si një njësi. Gjithashtu vlera dhe sipërfaqja e pasurive është deklaruar ndryshe nga viti në vit.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
20122013201420152016Zyrtari ka deklaruar përgjatë gjithë viteve 18 njësi të paluajtshme. Vlerat e tyre kanë ndryshuar ndër vite poashtu në disa raste edhe sipërfaqja. Ka raste kur zyrtari ka deklaruar një tokë në vlerë 81 euro dhe një tjetër 246 euro, që nuk dihet a është gabim teknik apo jo.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2011201220132015