Mos deklarimi i pasurive të paluajtshme në vite të ndryshme

« Kthehu

 

Tek kjo kategori problemesh, janë gjetur gjithsej 23 raste. Ky problem lidhet kryesisht me aspektin e paqartësisë që krijohet në interpretimin e pasurisë së deklaruar. Konkretisht, paqartësitë lidhen me deklarimin e një prone në një vit, pastaj mos deklarimin e saj në vitet tjera dhe sërish deklarimin e saj në vitet pasuese. 

Një banesë e ka deklaruar se e ka fituar në vitin 2012 ndërsa për herë të parë e ka deklaruar në vitin 2015.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Lutfi Haziri

Deputet dhe Kryetar i KK Gjilan

Shiko profilin ››

Tri njësi të pasurisë së paluajtshme të cilat janë deklaruar në vitin 2011 nuk janë deklaruar në vitin 2010. Të gjitha këto pasuri janë deklaruar si pasuri të përfituara para vitit 2010.

Në vitin 2015 nuk janë deklaruar dy nga pesë njësitë e deklaruara deri në vitin 2015.

Në vitin 2016 janë deklaruar 11 njësi tjera nga të cilat nëntë prej tyre janë përfituar në vitin 2015 si proces i trashëgimisë familjare dhe dy prej tyre janë të deklaruara si të fituara në vitin 2005 dhe janë në pronësi të bashkëshortes, të dy këto pasuri nuk janë deklaruar në vitet paraprake ose janë të deklaruara me informacione tjera të cilat nuk përputhen.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Ahmet Shala

Ministër dhe Ambasador

Shiko profilin ››

Banesa 100m2 e deklaruar në vitin 2010 nuk është deklaruar nga viti 2012 e tutje. Për këtë nuk është cekur nëse është shitur.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201220132014

Shukri Buja

Kryetar KK Lipjan dhe Deputet

Shiko profilin ››

Dy nga njësitë e pasurive të paluajtshme janë deklaruar vetëm në vitin 2016, edhe pse janë përfituar para vitit 2011.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132016

Pasuritë e prindërve janë deklaruar vetëm deri në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2015 është deklaruar vetëm një pasuri e prindërve e cila nga vlera 25,000 euro është deklaruar në vlerë 86,000 euro.  Nga pesë pasuritë e deklaruara në vitin 2014 në pronësi të bashkëshortit, nga viti 2015 janë deklaruar vetëm tri dhe nuk është dhënë ndonjë shpjegim se çfarë ka ndodhur me dy njësitë e tjera.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Visar Ymeri

Kryetar i LVV dhe Deputet

Shiko profilin ››

Nga viti 2015 njërën nga banesat që ishte në pronësi të babait të zyrtarit nuk e ka deklaruar.

Garazha të cilën e ka deklaruar për herë të parë në vitin 2015, vitin e përftimit e ka deklaruar 2012.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Një shtëpi në pronësi të prindërve e deklaruar si e fituar në vitin 2013, nuk është deklaruar në vitin 2016.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142016

Gjatë viteve 2011-2015 tri nga pesë njësitë janë deklaruar në pronësi të përbashkët. Dy nga këto në vitin 2016 janë deklaruar me sipërfaqe dhe vlerë më të vogël dhe në pronësi të prindërve. Një nga këto nuk është deklaruar fare në vitin  2016 dhe nuk është shpjeguar pse.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Njëra nga pasuritë e paluajtshme për herë të parë është deklaruar në vitin 2011, dhe nuk është përmendur viti i përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132014

Haxhi Shala

Deputet dhe drejtor në MFSK

Shiko profilin ››

Një shtëpi në pronësi të përbashkët nuk e ka deklaruar nga viti 2015, dhe për këtë nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Bedri Hamza

Ministër dhe Guvernator në BQK

Shiko profilin ››

Një banesë në vlerë prej 30,000 euro nuk e ka deklaruar nga viti 2010 dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me të.

Në vitin 2010  ka deklaruar pesë pasuri të paluajtshme ndërsa nga viti 2011 i ka deklaruar vetëm  dy prej tyre. Për tri pasuritë e tjera të padeklaruara nuk është dhënë ndonjë sqarim.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112012201420152016

Zyrtari në vitin 2015 nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur me ato njësi.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142015

Në vitin 2015 zyrtari ka deklaruar vetëm një banesë në vlerë 60,000 euro. Ai ka shënuar se ka shkëputur bashkësinë familjare me djemtë e tij, mirëpo disa nga njësitë që ai ka poseduar viteve paraprake nuk kanë qenë në pronësi të fëmijëve.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2011201220132016

Në vitet 2015 dhe 2016 nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Sali Mekaj

Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit

Shiko profilin ››

Dy njësi të pasurisë së paluajtshme nuk janë deklaruar në vitet 2015 dhe 2016.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Dy banesa në pronësi të familjarëve që zyrtari i ka deklaruar në vitin 2010, nuk ka vazhduar t’i deklarojë në vitet e tjera dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013

Rexhë Gjonbalaj

Kryesues i bordit në PTK

Shiko profilin ››

Në vitin 2015 tri njësi të  cilat janë deklaruar veç e veç në vitet paraprake, janë deklaruar si një njësi dhe me vlerë më të lartë.  Ndërsa në vitin 2016 është deklaruar vetëm një banesë e cila nuk është deklaruar në vitet paraprake dhe viti i përfitimi të saj është deklaruar “ vitet paraprake”.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Bekim Jashari

Kryetar i bordit në ANP

Shiko profilin ››

Një pronë e ka deklaruar për qirambajtje për 99 vite ku ka thënë që është aksionar 20%. Këtë pronë nuk e ka deklaruar në 2015 ndërsa në 2016 përsëri ka e deklaruar.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Fejzullah Hasani

Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës

Shiko profilin ››

Tokën bujqësore e ka deklaruar vetëm në vitin 2010.

Njërën banesë që ka vlerën 28,500 euro nuk e ka deklaruar nga viti 2015 dhe nuk ka deklaruar nëse është shitur.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Hajredin Kuçi

Zv. Kryeministër dhe Ministër

Shiko profilin ››

Nga viti 2015 nuk e ka deklaruar një njësi te pasuria e paluajtshme “Tokë-Mal” dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Abelard Tahiri

Këshilltar politik në ZKM

Shiko profilin ››

Një pasuri e deklaruar në vitin 2015 si e përfituar gjatë viteve 2012-2014 është arsyetuar me shitjen e 5 ari tokë, por  gjatë viteve të mëhershme nuk e ka deklaruar asnjëherë këtë pasuri. Gjithashtu në vitin 2014 nuk e ka deklaruar një tokë me sipërfaqe 33 ari, të cilin e ka deklaruar përsëri në vitet 2015 dhe 2016, por më vlerë më të lartë.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20122013201420152016

Në vitin 2016 zyrtari nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2012201320142016

Xhavit Haliti

Nënkryetar në Kuvendin e Kosovës

Shiko profilin ››

Në vitin 2010 ka deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme e cila është përfituar në vitin 2000 në vlerë 120,000 euro.

Në vitin 2011 ka deklaruar 4 njësi të gjitha të përfituara deri në vitin 2000 në vlerë 1,000,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016