Edhe problemi i deklarimit të pasurisë së luajtshme me vlerë të ndryshme ndër vite apo mos deklarimi fare i saj është hasur në 5 raste. Mos deklarimi apo dallimet e vlerës së pasurisë ndër vite janë thelbi që deshifron tërë logjikën e mosfunksionimit të sistemit të deklarimit. Loja me shifra të vlerës së pasurisë ku zyrtarët në një rast i vlerësojnë asetet lartë e në rastin tjetër i ulin dyfish vlerat e këtyre aseteve tregon se indikatori i matjes së pasurisë reale të tyre është ekskluzivisht shprehje e vullnetit personal të zyrtarëve më shumë sesa masë për të përcaktuar se çfarë vlere të pasurisë posedojnë, e për çfarë AKK-ja nuk ka ndërmarrë asgjë në asnjë rrethanë kur kjo është hapur e shprehur.