Mos deklarimi konstant i sipërfaqes së pasurive të paluajtshme

« Kthehu

Në mesin e problemeve që hasen shpesh dhe në masë të konsiderueshme, gjithsej 7 raste, është edhe problemi i mos deklarimit konstant ndër vite i sipërfaqes së pasurisë së paluajtshme. Ka raste kur sipërfaqaja e të njëjtës pronë deklarohet ndryshe ndër vite.

Haxhi Shala

Deputet dhe drejtor në MFSK

Shiko profilin ››

Një tokë trashëgimi nga familja në vitin e parë është deklaruar me sipërfaqe 2ha në vlerë 300,000 euro, e njëjta në vitet 2011-2014 e ka deklaruar në sipërfaqe 10ha në vlerë 600,000 euro, dhe përsëri në dy vitet e fundit me sipërfaqe 2ha në vlerë 300,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Pasuria e paluajtshme është deklaruar ndryshe ndër vite, ka dallime në sipërfaqe, vlerë dhe pronësi të njësive të deklaruar. Në vitin e fundit ka deklaruar vetëm tri njësi, për të cilat është e vështirë të vërtetohet se a janë të njëjta me pasuritë e deklaruara viteve paraprake.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201020112013201420152016

Gjatë viteve 2011-2015  tri nga pesë njësitë janë deklaruar në pronësi të përbashkët. Dy nga këto në vitin 2016 janë deklaruar me sipërfaqe dhe vlerë më të vogël dhe në pronësi të prindërit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

201120122013201420152016

Zyrtari ka deklaruar një vikendicë në vitin 2010 me sipërfaqe 80 m2, të njejtën nga viti 2011 e ka deklaruar 270 m2, poashtu vlerën e ka deklaruar ndryshe nga viti ne vit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Abelard Tahiri

Këshilltar politik në ZKM

Shiko profilin ››

Pasuria e paluajtshme është deklaruar me shumë dallime ndër vite. Disa nga pasuritë në fillim janë deklaruar si pasuri të veçanta ndërsa në vitet tjera janë deklaruar si një njësi. Gjithashtu  vlera dhe sipërfaqja e pasurive është deklaruar ndryshe nga viti në vit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20122013201420152016

Xhavit Haliti

Nënkryetar në Kuvendin e Kosovës

Shiko profilin ››

Banesa që është deklaruar në vitin 2010, është deklaruar në sipërfaqe 54m2, ndërsa në vitin 2011 është deklaruar një banesë me sipërfaqe 94m2 dhe me vlerë 200,000 euro.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Zyrtari ka deklaruar përgjatë gjithë viteve 18 njësi të paluajtshme. Vlerat e tyre kanë ndryshuar ndër vite poashtu në disa raste edhe sipërfaqja.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2011201220132015