Mos deklarimi i vitit të përfitimit të pasurisë

« Kthehu

Një nga problemet më të theksuara në tërë procesin e deklarimit të pasurisë janë paqartësitë në deklarimin e vitit të përfitimit të pasurisë. Të gjeturat tona evidentojnë gjithsej 5 raste  të problemeve të kësaj natyre, ku zyrtarët nuk kanë deklaruar fare vitin e përfitimit të pasurive.

Në vitin 2010 për njërën nga pasuritë e luajtshme ka deklaruar si vit të përfitimit vitin 2007, ndërsa nga viti 2015 për të njëjtën pasuri ka deklaruar që është përfituar në vitin 2011.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Njëra nga pasuritë e paluajtshme për herë të parë është deklaruar në vitin 2011 dhe nuk është përmendur viti i përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20102011201220132014

Për dy njësi të pasurisë së paluajtshme nuk e ka deklaruar asnjëherë vitin e përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Rexhë Gjonbalaj

Kryesues i bordit në PTK

Shiko profilin ››

Në vitin 2015 tri njësi të  cilat janë deklaruar veç e veç në vitet paraprake, janë deklaruar si një njësi dhe me vlerë më të lartë.  Ndërsa në vitin 2016 është deklaruar vetëm një banesë e cila nuk është deklaruar në vitet paraprake dhe viti i përfitimi të saj është deklaruar “ vitet paraprake”.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Zyrtarja nuk ka deklaruar asnjëherë prejardhje të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe në shumtën e rasteve nuk ka shënuar vitin e përfitimit.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

20112012201320142016