Në këtë hulumtim janë identifikuar gjithsej 12 raste ku zyrtarët e lartë publik nuk kanë deklaruar aksionet e mbajtura në biznese të ndryshme. Mos deklarimi i aksioneve në biznese krijon hapësirë për konflikt interesi.
Në këtë hulumtim janë identifikuar gjithsej 12 raste ku zyrtarët e lartë publik nuk kanë deklaruar aksionet e mbajtura në biznese të ndryshme. Mos deklarimi i aksioneve në biznese krijon hapësirë për konflikt interesi.
Dy nga bizneset që i takojnë familjarëve të zyrtarit janë deklaruara në vazhdimësi te pasuria e luajtshme, e jo si posedim i aksioneve në shoqëri komerciale.
Një nga bizneset e deklaruara te pasuria e luajtshme, nuk është deklaruar në dy vitet e fundit. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes ende vazhdon të jetë aktiv dhe është në pronësi të djalit të tij.
Në vitin 2014, zyrtari ka deklaruar të hyra vjetore 60,000 euro nga biznesi, por në asnjë vit, asnjë nga bizneset e deklaruara nuk është deklaruar në pronësi të zyrtarit.
Gjithashtu te të hyrat e familjarëve në secilin vit janë deklaruar të hyra nga biznesi, por pa specifikuar se nga cili biznes.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201020112013201420152016Zyrtari ka deklaruar të hyra përgjatë tre viteve nga biznesi “Toto caffe” por asnjëherë nuk e ka deklaruar te aksionet në shoqëri komerciale. Në regjistrin e ARBK-së ky biznes është në pronësi të zyrtarit.
Në vitin 2014 ka deklaruar që biznesi X-Haus mbyllet në këtë vit për tu rihapur një biznes tjetër me emrin XL-Coffe. Në regjistrin e ARBK-së X-Haus vazhdon të jetë aktiv dhe ndryshimet në biznes për herë të fundit janë bërë në vitin 2006.
Gjithashtu në vitin 2014 për biznesin e deklaruar me emrin “Classic Events” është deklaruar që është mbyllur në vitin 2013. Ky biznes vazhdon të jetë aktiv në ARBK.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
201120122013201420152016Agjencionin e lajmeve e ka deklaruar te pasuria e luajtshme e jo te posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale.
Për të njëjtin Agjencion në vitin 2012 ka deklaruar që është pasiv , por në vitin 2016 ka deklaruar të hyra të bashkëshortit nga po ky biznes.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Në vitet 2011 dhe 2012 ka deklaruar se është aksionar në një biznes vetëm te pjesa e funksioneve të zyrtarit. Në vitet 2013 dhe 2014 e ka deklaruar edhe te pjesa e posedimit të aksioneve të Shoqëri Komerciale. Ndërsa në 2015 dhe 2016 prapë e ka deklaruar vetëm tek funksionet. Në regjistrat e ARBK-së biznesi i njëjtë figuron në pronësi të zyrtarit.
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016Në regjistrat e ARBK-së ekzistojnë dy biznese me emrin “Psychomega”, një në pronësi të zyrtarit i cili është shuar në vitin 2013 (nuk është deklaruar asnjëherë) dhe një në pronësi të vajzës së tij i cili figuron ende aktiv (është deklaruar vetëm në vitin 2010).
Formularët e deklarimit të pasurisë:
2010201120122013201420152016