Krijimi i pasurive të reja nuk është i arsyetuar qartë

« Kthehu

Gjithsej kemi identifikuar 5 raste  të tilla ku zyrtarët nuk e kanë deklaruar qartë krijimin e pasurive të reja të luajtshme. Si ilustrim mund të merret rasti i zyrtarit Pal Lekaj i cili gjatë viteve 2013-2016, ka deklaruar se ka blerë tetë vetura në vlerë 158,000 euro, ndërsa të hyrat e deklaruara për këtë periudhë kohore janë 18,900 euro. Vlera e pasurive të përfituara është 139,100 euro më e madhe sesa të hyrat e deklaruara. Poashtu deklarimi i pasurisë së luajtshme nuk është bërë për njësi veç e veç, por disa nga njësitë janë deklaruar si një dhe me vlerë totale.

Pal Lekaj

Kryetar i KK Gjakovë dhe deputet

Shiko profilin ››

Gjatë viteve 2013-2016, ka deklaruar se ka blerë tetë vetura në vlerë 158,000 euro, ndërsa të hyrat e deklaruara për këtë periudhë kohore janë 18,900 euro. Vlera e pasurive të përfituara është 139,100 euro më e madhe sesa të hyrat e deklaruara.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Vetura e deklaruar në vitin 2013 është deklaruar  si e blerë me kredi. Në detyrimet financiare nuk përmendet kredia për veturën.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Në vitin 2014 ka deklaruar si pasuri të luajtshme pajisje të TV të cilat janë deklaruar si të fituara po në këtë vit, gjithashtu të njëjtat pajisje janë deklaruar si të tjetërsuara. Po në këtë vit është deklaruar një veturë si e përfituar në vitin 2013 nga kursimet dhe shitja e pajisjeve të TV, mirëpo sipas deklarimit të zyrtarës pajisjet me të cilat është arsyetuar blerja e veturës janë përfituar një vit pas blerjes së veturës.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Gjatë viteve në total ka deklaruar tri vetura, dy prej tyre i ka deklaruar deri në vitin 2013, ndërsa në vitin 2013  e ka deklaruara një veturë në vlerë 30,000 euro të cilin e ka arsyetuar me shitjen e veturës paraprake pa e cekur se cilën veturë, dhe gjithashtu nuk ka treguar përse nuk e ka deklaruar veturën tjetër.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016

Nga viti 2011 ka deklaruar dy vetura. Në vitin 2015 e ka deklaruar një veturë Hundai të cilën ka thënë që e ka blerë me shitjen e një veture tjetër pa treguar se për cilën veturë e ka fjalën. Pra në dy vitet e fundit ka deklaruar vetëm veturën Hundai.

Formularët e deklarimit të pasurisë:

2010201120122013201420152016