Përveç mos deklarimit të prejardhjes së pasurisë, problemi tjetër i përafërt që është hasur në këtë hulumtim është edhe in-konsistenca me deklarimin e vitit të përfitimit të pasurisë. Gjithsej janë gjetur 7 raste me problemin e tillë. Ka raste kur zyrtari pasuritë e luajtshme thuajse asnjëherë nuk i ka deklaruar me vitin e njëjtë të përfitimit.